Zaev nga Reçica e vogël: Unë do të jem Kryeministër i qeverisë së ardhshme (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sot pasdite është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, në Reçicë të vogël, ku është diskutuar rreth situatës aktuale në vend si dhe cilat hapat duhet të ndërmerren në lidhje me Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Pas përfundimit të këtij takimi, të dy kryetarët u prononcuan para kamerës së TV21, ku thanë se po punojnë për të gjetur zgjidhje për të dalë nga kriza.

Zaev tha se po mundohen të gjejnë vendim pragmatik, që do ta nxjerr Maqedoninë nga kriza dhe se ai do të jetë kryeministri i qeverisë së ardhshme.

Ndërsa Ali Ahmeti tha se do të mbështesin Zoran Zaevin, që ai të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë dhe i bëri thirrje Ivanovit që ai ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button