Toka mban “oaze” ujore, sa 10 oqeane Paqësorë

Në brendësi të Tokës ka “oaze” ujore, bashkimi total i të cilëve mund të jetë i barabartë me 10 herë oqeanin Paqësor, që mbulon 1/5 e sipërfaqes së planetit tonë. Këtë vlerësim e kanë bërë një ekip studiuesish, të cilët e kanë publikuar në “Nature” studimin, që hap skenarë mbi evoluimin e magnetizmit tokësor dhe të pllakave tektonike.

Puna e studiuesve ka nisur nga olivina, një mineral që përbën 60% të brendisë së Tokës, duke filluar nga sipërfaqja deri në 410 km dhe që me shtimin e presionit dhe temperaturës, shndërrohet në mineral me të njëjtën formulë, por me një dispozitë të ndryshme hapësinore të atomeve të tij. Duke u bërë kështu fillimisht “wadsleyite” e “ringwoodite”, elementë që duhet të gjenden mes bërthamës superiore dhe asaj inferiore, domethënë në atë zonë të ashtuquajtur “tranzicioni”, midis 410 dhe 660 kilometrave thellësi.   

Me analizimin e valëve sizmike në thellësi, gjithsesi shkencëtarët mendonin se në atë shtresë duhet të gjendej diçka me dendësi inferiore. Por duke krijuar në laborator dy mineralet me një dendësi më të vogël, studiuesit gjeneruan artificialisht elementët “wadsleyite” e “ringwoodite”, në gjendje për të mbajtur deri 2.4% ujë, duke afruar kështu dendësinë e dy materialeve me atë të olivinës. Kështu mendohet se ajo shtresë është vërtet një oaz uji në brendinë e Tokës.

Lajme të ngjashme

Back to top button