Bullgaria kërkon ndihmë nga Tusk në rast të fluksit të refugjatëve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar ndihmë nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk në rast se vendi i tij do të përballet me fluksin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca bullgare, Radev sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk.

Radev ka ripërsëritur kërkesën e tij të cilën ia ka përcjellur edhe më parë Tusk-ut në lidhje me mbrojtjen e kufijve të Bullgarisë dhe formimin e planit të punës nga BE-ja në rast të fuksit të refugjatëve. Tusk i ka përcjellë Radevit se ka vlerësuar kërkesën e tij.

Tusk pasi ka vënë në dukje se në fillim të muajit të ardhshëm do të vizitojë Bullgarinë ka thënë se do të marrë informacione nga autoritetet bullgare në lidhje me situatën e rajonit dhe kufijve të jashtëm të BE-së.

Në bisedën Radev e ka informuar Tusk edhe mbi zhvillimet në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në fundjavë në Bullgari. Presidenti bullgar e ka njoftuar Tusk edhe për tensionet politike me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button