fbpx

Një person e ka humbur jetën pasi është përmbysur me traktor

Tetëdhjetë e një vjeçari  A.R. e ka humbur jetën nga lëndimet të cilat i ka marrë pasi me traktor është përmbysur në vendin “Koneçki Doll” të Radovishit, njofton MPB-ja.

Rastin në stacionin policor në Radovish mbrëmë rreth orës 21 e ka denoncuar mjeku kujdestar në Ndihmës urgjente mjekësore.

Atje është dërguar personi i lënduar, prej nga pas ndihmës së dhënë mjekësore është dërguar në Qendrën klinike në Shtip, ku rreth mesnatës ka ndërruar jetë.

Nga MPB-ja, informojnë se gjatë ditës së sotme do të realizohet ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button