fbpx

Temelkovski: Ta shfrytëzojmë ujin në mënyrë racionale

Ujërat mund t’i mbrojmë vetëm nëse i shfrytëzojmë në mënyrë të qëndrueshme dhe i kushtojmë vëmendje të veçantë rreziqeve lidhur me ndotjen e tyre dhe shfrytëzimin joracional, porositi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski në shënimin e Ditës botërore të ujërave.

“Mbrojtja e ujërave është nga interesi publik dhe çdo aktivitet i cili shkakton ndotje të ujërave dhe prishje të balancit të tyre, që mund të ketë pasoja negative ndaj cilësisë së tyre dhe shfrytëzim të qëndrueshëm, duhet të konsiderohet për aktivitet në kundërshtim me interesin publik”, tha Temelkovski.

Sipas tij, me mbajtjen e Ligjit për konfirmimin e çmimeve të shërbimeve të ujërave dhe bartjen hapësinore të Rregullores dhe Metodologjisë për konfirmimin e tarifave për shërbimet e ujërave, në Republikën e Maqedonisë, vendoset rregullim ekonomik i çmimeve të shërbimeve të ujërave, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ujërave, por njëkohësisht rritje e efikasitetit dhe mbrojtja e resurseve të ujërave.

Udhëheqësi i sektorit për punë operative pranë Delegacionit të BE-së Mauro Di Veroli si mbështetës të reformave në Sektorin e ujërave në Maqedoni porositi se çmimet për zhvillim të qëndrueshëm i konfirmojnë përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së ujit, si dhe shfrytëzimin e tij të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë të Maqedonisë Dimitar Petrov tha se një nga masat për arritjen e udhëheqjes efikase me ujërat është përmes krijimit të rregullimit në sektorin e ujërave.

Në pajtim me metodat për rregullim, sipas kryetarit të KRRE-së, tarifat dhe çmimet përfundimtare duhet të mundësojnë mbulim të shpenzimeve të arsyeshme të punës së dhuruesve të shërbimeve – si operative, ashti edhe kapitale dhe të mundësojnë nivel adekuat të kontributit të këtyre ndërmarrjeve. Ai informoi se tarifat e para për shërbimet e ujërave janë konfirmuar nga ana e KRRE-së, Entit për ekonomi të ujërave dhe dhuruesve të shërbimeve të ujërave në rajonet më të mëdha se 10.000 banorë do të fillojnë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2018.

Sipas raportit të UNICEF-it të publikuar me rastin e Ditës botërore të ujit, rreth 600 milionë ose një nga katër fëmijë në botë deri në vitin 2040 do të jetojnë në rajonet me resurse ekstreme të kufizuara të ujit. Ai tregon se 36 vende për momentin përballen me mungesë ekstreme të lartë të ujit, i cili ndodh kur konsumi është larg mbi sasinë e disponueshme të ripërtëritshme. Temperaturat më të larta, rritja e nivelit të deteve, vërshimet e mëdha, thatësirat dhe shkrirja e akullit ndikojnë ndaj cilësisë dhe qasshmërisë së ujit, si dhe ndaj sistemeve të ujësjellësit. Në raport është theksuar se rritja e popullatës, rritja e konsumit dhe konsumi më i madh i ujit, që në masë të madhe kanë të bëjnë me industrializmin dhe urbanizmin, i shterojnë resurset e ujërave nëpër botë. Gjithashtu, konfliktet në shumë pjesë të botës e rrezikojnë qasjen e fëmijëve deri te uji i sigurt.

Të dhënat tregojnë edhe se 663 milionë njerëz në botë nuk kanë qasje deri te burimet e nevojshme të ujit, ndërsa 946 milionë njerëz praktikojnë defekim në ambient të hapur, se mbi 800 fëmijë të moshës deri në pesë vjeçare vdesin çdo ditë nga diarreja  lidhur me ujin joadekuat dhe higjienën, ndërsa gratë dhe vajzat në botë shpenzojnë 200 milionë orë duke grumbulluar ujë çdo ditë. f

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button