Është gjetur pa shenja jete personi i paraqitur si i zhdukur nga Pallçishta e Poshtme

Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari J.J. nga fshati Paliçishtë e Poshtme, i cili është paraqitur si i zhdukur më datën 20 të këtij muaji, dje është gjetur i vdekur në një kanal kullues në zonën e fshatit.

Siç u kumtua nga MPB-ja, dje në orën 7:45 në Sektorin policor Kamenjan, B.J. (49) i biri i J.J. ka paraqitur se në kanalin kullues në vendin “Propast në zonën e fshatit Pallçishte e Poshtme e ka gjetur babain e tij të vdekur.

Kontroll në vendin e ngjarjet kanë kryer prokurori publik dhe ekipi nga SPB Tetovë. Me këtë rast, është konstatuar se nuk ka gjurmë të vdekjes së dhunshme.

Sipas urdhrit të Prokurorit publik trupi i të ndjerit i është dhënë familjes për varrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button