Strasburgu kërkon hetimin e Berishës dhe Bashës për 21 Janarin

Ka marrë një kthesë të papritur takimi i 7 i Komitetit të Stabilizim- Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Parlamentit Shqiptar në Strasburg. Ndërsa grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, ishte urdhëruar nga Sali Berisha për të votuar kundër deklaratës së përbashkët për integrimin si dhe për të denoncuar vendimet e qeverisë “Rama”, befas diskutimet janë zhvendosur tek ngjarjet e 21 Janarit. 

Ndërsa Majlinda Bregu dhe Aldo Bumçi, me porosi të Sali Berishës kanë hedhur akuza mbi qeverinë “Rama”, eurodeputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjet e 21 Janarit. 

Konkretisht, është kërkuar hetimi i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, të identifikuar si tre përgjegjësit e vetëm për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetërave të tjerë. Ka qenë eurodeputetja, Tanja Fajon, që ka kërkuar zbardhjen e 21 Janarit. 

Madje, zonja Fajon e ka konsideruar ta papranueshëm faktin se përgjegjësit e 21 Janarit ende nuk janë gjetur. 

“Është e papranueshme që nuk ka ende autorë”, ka thënë Tanja Fajon. Deklaratën e bërë në Parlamentin Europian, Fajon e ka postuar në faqen e saj në rrjetin social. Kjo deklaratë ka zënë në befasi dhe ka revoltuar deputetët e Partisë Demokratike.

Menjëherë ka reaguar deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili ka kërkuar dënimin e organizatorëve të 21 Janarit dhe jo përgjegjësit. Bumçi ka kërkuar dënimin e kryeministrit Edi Rama, si organizator i demonstratës, duke skandalizuar Parlamentin Evropian. 

“Të dënohen nxitësit dhe autorët e dhunës së 21 Janarit. Kryeministri Rama më 21 Janar synonte pushtimin e Kryeministrisë, pasi në mbi 1 mijë protesta të opozitës nuk ka pasur as edhe një incident”, ka deklarua ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button