fbpx

Pastrues i ajrit “City tree” vendoset në qendër të Shkupit

 Instalimi “City tree”, bilbord i gjelbër, qëllimi i të cilit është pastrimi i ajrit, është promovuar sot në qendër të Shkupit. Bëhet fjalë për filtër bimor, i cili e kompenson ndotjen nga 417 automobila në nivel vjetor, mund të adaptohet në çdo mjedis dhe ka efekt si 275 drunj, por nuk i zëvendëson.

Projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve klimatike “City tree” sot në Shkup e promovuan OJQ Ekovetëdije dhe Ambasada gjermane. Instalim i tillë dje u promovua edhe në Tetovë.

Në promovim u drejtua edhe ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, e cila tha se ajër i mirë, ujë i mirë dhe mjedis jetësor i paprishur janë të mirat të cilat janë të rëndësishme si në Oslo ku është vendosur instalim i tillë, ashtu edhe në Shkup, Tetovë dhe Manastir.

Sekretari i Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski u falënderua për donacionin dhe tha se ky projekt inovativ e rendit qytetin e Shkupit në radhën e metropoleve ku veç më është zbatuar ky koncept.

Shfaqi shpresë se ndikimi kryesor i bilbordit do të jetë ngritja e vetëdijes së qytetarëve nga aspekti i asaj se sa është i rëndësishëm mjedisi jetësor nga aspekti i rrezikut të madh i cili vjen nga ndryshimet klimatike dhe si secili mund të përfshihet në tejkalimin e atyre problemeve dhe të krijohet mjedis më i mirë jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button