Refuzimi i Ivanovit për takim me Hanin: Presidenti skandaloz, i paaftë dhe i papërgjegjshëm

“E respektoj institucionin e shefit të shtetit. Në vende demokratike, nuk dua të komentoj, por, në këso kohërash, veçmas është e rëndësishme që të jetë në vend dhe ta kryej rolin e presidentit”, kështu është deklaruar eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për “Kanal 5”, pasi që Ivanov dje refuzoi që të takohet me të dhe tre eurodeputetët, Ivo Vajgël, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, të cilët pas realizimit të takimeve me partitë politike porositën se “Ivanov urgjentisht duhet ta jep mandatin”, njofton Portalb.mk.

Ivanov terminin për takim me eurokomesarin dhe eurodeputetët, dje ua lëshoi të ashtuquajturës iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët protestojnë kundër Platformës Shqiptare. Megjithatë, Han këtë ofertë nuk e pranoi, gjë që i shtyu që qindra përfaqësues të iniciativës të udhëhequr nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, të protestojnë përpara BE-Infoqendrës në Shkup.

Sipas ish diplomatit, Alajdin Demiri, refuzimi i Ivanovit është një skandal diplomatik, që sipas tij, Ivanov mbylli dyert, që i njëjti ndonjëherë dhe ndokund të pranohet si zyrtar i Maqedonisë.

“Akti i refuzimit të takimit të Gjorge Ivanov me Johanes Han paraqet një skandal dhe trup diplomatik. Përtej këtij skadali diplomatik, Gjorge Ivanov me refuzimin e tij në një farë formë i mbylli të gjitha dyert që i njëjti të mund të pranohet si zyrtat i Maqedonisë”, kështu e komenton për Portalb.mk, Demiri.

Ish ambasadori, Nano Ruzhin konsideron se, Ivanov, me këtë akt u tregua se është i  padobishëm për skenën politike në Maqedoni, dhe është i dëmshëm për skenën politike.

“Fillimisht u mendua se Ivanov mungon në këto takime, por se ai tregoi se është i padobishëm dhe mjet i dëmshëm për skenën politike në Maqedoni, i cili asnjëherë nuk ka paraqitur subjekt të rëndësishëm dhe i cili funksionon në bazë të urdhëresave të VMRO-DPMNE-së. Të gjitha tregimet për Azerbajxhanin, Australisë janë tregime të Gjorge Ivanov të cilat në sytë e ndërkombëtarëve u hodhën poshtë. Kërkesa për ndryshim të qëndrimit të Ivanov, nuk besoj se është ndonjë çështje me rëndësi, ngaqë, Ivanov shpeshherë, nëpërmjet veprimeve të tija të mëhershme, abolimi i të dënuarve, mosdhënia e mandatit Zoran Zaevit dhe tash refuzimi për t’u takuar me përfaqësuesit e BE-së paraqet, kosideroj se Ivanov nuk meriton më shumë vëmendje dhe se nuk paraqet faktor i rëndësishëm për politikën në Maqedoni”, thotë për Portalb.mk, Ruzhin.

Ndaj aktit të Ivanovit ka reaguar edhe Partia Liberale e Maqedonisë e cila të njëjtën e cilëson si skandal dhe i njëjti është treguar si i paaftë për funksionin të cilin e kryen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button