Thaçi ia heq rritjen e pagave Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë

Rritja e pagave që do të shkonin për stafin politik si për Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë, nga sot do të shkojë diku tjetër. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se do ta tërheq vendimin për rritjen e pagave për stafin politik që arrin në vlerën e 5.5 milionë eurosh.

Ai gjatë intervistës së tij në emisionin Zona e Debatit ka thënë se këto para do të shkojnë për fëmijët e sëmurë me leukemi dhe kancer.

“Unë kam të drejtën edhe morale edhe shtetërore që pas kësaj, ta tërheq atë vendim që përfshinë Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë dhe kam vendosur nga nesër ta themeloj fondin për shërimin e fëmijëve të sëmurë, në veçanti që kanë nevojë për shërim nga kanceri dhe leukemia”, ka thënë kryeministri.

Ndërsa, i pyetur rreth krijimit të Tribunalit për gjykime të krimeve të luftës, kryeministri Thaçi nuk ka dashur të jap përgjigje.

Ai ka thënë vetëm se Kosova i ka institucionet e veta dhe për çdo gjë do të vendosin këto institucione.

Lajme të ngjashme

Back to top button