Shekerinska: Gruevski mund të përfundojë si Sanader

Organeve gjyqësore në Maqedoni në të ardhmen mund të iu shërbejë shumë vendimi për dënim të ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, ka thënë zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, në TV “24 vesti”, duke aluduar se edhe kryeministri Gruevski një ditë mund të gjendet në atë pozitë. 

Shekerisnka gjithashtu i ka inkurajuar anëtarët e opozitës që të mos frikësohen nga pushtetarët, duke u thënë se nëse frikësoheni se do të vij një grup boksierësh dhe do t’iu rrahë, atëherë duhet të ndërpritni qëndrimin tuaj për të qenë opozitar. 

Sa i përket rastit “Aktor”, ajo ka thënë se me ato para mund të financohet terrorizmi, të blihen vota dhe kjo është punë serioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button