Nevzat Bejta vizitoi familjet që pësuan dëme materiale nga shpërthimi i zjarrit

Kryetari i Komunës së Gostivarit,  Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe disa afarist gostivaras, vizituan dy familjet në lagjen e re të qytetit që pësuan nga shpërthimi i zjarrit në shtëpitë e tyre.

Pasi u premtoi mbështetje për sanimin e pasojave, kryetari Bejta vuri në dukje që prona është e rëndësishme për njerëzit, por më e rëndësishme është shëndeti, dhe se nga kjo fatkeqësi nuk ka pasur pasoja në njerëz, dhe kjo na gëzon më së shumti.

“Sot me ne këtu janë edhe disa afaristë nga Gostivari dhe bashkë me ato do ta ndihmojmë familjen e cila pësoi më së shumti nga zjarri, dhe që është e nevojshme që shtëpia t’i ndërtohet nga themeli. Komuna do të ndan mjete nga buxheti i vet aq sa na lejohet me ligj, dhe bashkë me afaristët të cilët çdo herë e kanë mbështetjen tonë, do t’i ndihmojmë kësaj familje që t’i ndërtohet një shtëpi e re. Besojmë shumë shpejt të vijmë në këtë familje që ta urojmë për shtëpinë e re”, shtoi kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar që afaristët e qytetit duhet të gëzojnë respekt të veçantë nga shoqëria pasi në shumë raste ndajnë nga buxheti i tyre familjar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Me këtë rast, kryetari Bejta ftoi të gjithë qytetarët të ndihmojnë këto familje dhe sa më shpejt anëtarët e këtyre familjeve t’i kthehen jetës normale.

Familjarët u shprehën falënderues për vizitën dhe mbështetjen e treguar nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit.

Si pasojë e shpërthimit të zjarrit, dëm material pësuan familja Alii dhe Likajazi, që të dyja familjet me nga pesë anëtarë kryesisht fëmijë dhe pleq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button