Hetime edhe në Bruksel për rastin “Aktor”

Nëse institucionet evropiane të cilat e kanë financuar projektin për aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë gjejnë dëshmi për korrupsion, ata kanë për obligim ta paraqesin menjëherë në trupin antikorruptues OLAF të BE-së.

Deri më tani tre institucione që e kanë financuar projektin-Banka Investuese Evropiane, Banka Evropiane për zhvillim dhe IP fondet e Komisionit Evropian, janë informuar vetëm nga mediat maqedonase që për ato nuk është një argument i mjaftueshëm për të hapur hetimet. 

Dyshimet për këtë projekt veç më janë paraqitur në Inspektoratin e përgjithshëm të Bankës Evropiane për Investim dhe ne do të jemi në kontakt me të gjitha institucionet e involvuara relevante”, deklarojnë nga Banka Evropiane në Luksemburg.

Partia opozitare e cila e zbuloi aferën nuk ka qenë në kontakt me institucionet evropiane që t‘ua dorëzoj dokumentin.

Të enjten në Maqedoni Prokuroria Publike  ka ngritur procedurë penale për rastin në fjalë, ndërsa janë bllokuar llogarit e dy kompanive.

Lajme të ngjashme

Back to top button