Kosova pas Turqisë, luan me Irlandën

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë më 21 maj kundër Përfaqësueses së Turqisë. E, me gjasë edhe kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Një konfirmim të tillë e dha kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Ky i fundit, në emisionin ‘Debat’ në ‘Klan Kosova’, theksoi se pas Turqisë, gjasat janë të mëdha që Kosova ta sfidoj Irlandën.

“Tani do ta kemi ndeshjen tjetër me 21 maj në mes të Reprezentacionit të Kosovës dhe të Turqisë dhe jemi në negociata edhe me Irlandën. Ndeshja me Turqinë mesa e di unë do të mbahet përsëri në Mitrovicë, ndërsa me Irlandën ende nuk është përcaktuar. Kam qenë i angazhuar personalisht për këtë ndeshje, duke i ndihmuar federatën e futbollit edhe për ndeshjen me Haitin, edhe për Turqinë e Irlandën”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button