Arrestime masive në Shkup dhe Koçan

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vazhduar sot me arrestime masive në Shkup dhe Koçan.

Sipas informacioneve të para të publikuara në disa media proqeveritare theksohet se personat e ndaluar janë pjesë e një rrjeti që ka keqpërdorur liberalizimin e vizave dhe ka organizuar azilantët e rrejshëm, duke i transportuar drejt vendeve evroperëndimore.

Grupi po organizonte qytetarët e Maqedonisë Lindore, dhe përmes Kosovës po i transportonte në Gjermani dhe vende tjera, duke i mundësuar paraqitjen e tyre si azilkërkues.

MPB theksoi se gjatë ditës do të jepen hollësi mbi tërë operacionin e realizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button