Trump nënshkruajti ligj për financimin e NASA-s

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkruajti propozim-ligj për financimin e agjencisë kozmike amerikane NASA, ku thuhet se një nga qëllimet është hulumtimi në Mars dhe dërgimi i fluturakes në atë planetë.

Ligji miraton buxhet për NASA-n për vitin 2017 me vlerë prej 19,5 miliardë dollarë. Paradokohe, Trump parashtroi propozim në Kongres që për vitin e ardshëm 2018, NASA-s t’i miratohen 19,1 miliardë dollarë.

Me ligjin e nënshkruar mundësohet vazhdimi i punës së Stacionit kozmik ndërkombëtar pothuaj deri në vitin 2024 dhe shfrytëzim eventual të anijeve kozmike për dërgimin e astronautëve deri në stacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button