Fiorentina i tregoi dhëmbët Juves

Pak ditë pas përballjes së fundit në Serie me Fiorentinën, Juventusi është takuar me skuadrën e njëjtë në Europa League, por që u shfaqë sonte ndryshe. Juve nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 në përballjen e parë në Torino në Europa League.

U duk se Juventusi do të shënoi një tjetër fitore me skuadrën viola kur në minutën e tretë Vidal shënoi për 1:0. Pas disa rasteve të humbura nga të dyja anët, në minutën e 79 të ndeshjes u shënua goli i dytë në ndeshje.

Mario Gomez barazoi rezultatin me golin e tij të parë të shënuar pas një lëndimi të gjatë.
Tottenhami është mposhtur lehtë në stadiumin vendas nga Benfika me rezultat 3:1 duke u futur edhe më shumë në krizë.

Rezultatet:

Basel – Salzburg 0 – 0
FC Porto – SSC Napoli 1 – 0
Ludogorets – Valencia 0 – 3
AZ Alkmaar – Anzhi 1 – 0
Juventus –  Fiorentina 1 – 1
Lyon – Viktoria Plzen 4 – 1
Sevilla – Real Betis 0 – 2
Tottenham – Benfica 1 – 3

Lajme të ngjashme

Back to top button