IOM: Këtë vit nga Afrika në Evropë kanë arritur mbi 20.000 emigrantë

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) sot kumtoi se nga fillimi i këtij viti përmes Mesdheut qendror në Evropë, kryesisht në territorin italian, kanë arritur më shumë se 20.000 emigrantë.

Sipas IOM, të dhënat e këtilla tregojnë se në muajt e fundit vërehet fluks i rritur i emigrantëve nga Afrika drejt Evropës.

“Akoma duhet t’i kompletojmë të dhënat për marsin. Ne tashmë përballemi me temp të arritjes së migrantëve, që tejkalon gjithçka që kemi parë deri më tani në Mesdhe. Kjo është karakteristike gjatë pranverës, por nuk është i qenësishëm numri i emigrantëve të jetë kaq i madh në këtë periudhë të vitit”, deklaroi zëdhënësi i IOM, Xhoel Milman.

Ai theksoi se sipas të dhënave të IOM, nga fillimi i vitit në rrugën nga Libia drejt Italisë janë mbytur rreth 500 emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button