Si në takim me Netanjahun apeloi për paqe në Lindjen e Afërt

Presidenti kinez Si Xhinping në takimin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Pekin apeloi që sa më shpejtë që është e mundur të arrihet paqe midis Izraelit dhe palestinezëve.

“Lindje e Afërt e qetë, stabile dhe progresive është në interes të përbashkët të të gjitha palëve. Kina pranon se Izraeli do të vazhdojë të punojë në çështjen izraelite-palestineze në bazë të vendimit për dy shtete”, theksoi Si.

Ai shtoi se është optimist se dy palët do të mund të arrijnë paqe sa më shpejtë që është e mundur.

Netanjahu theksoi se shpreson se Kina do të luajë rol të rëndësishëm në Lindjen e Afërt.

Ai e prezantoi edhe projektin për partneritet kinez-izraelit në sferën e teknologjive të reja.

“Jemi në dijeni se kemi shkencëtarë të mëdhenj, ndërmarrje të mëdha, mundësi të mëdha dhe konsiderojmë se nëse bashkëpunojmë, do të mund ta përmirësojmë ardhmërinë e popujve tanë”, theksoi Netanjahu.

Si paralajmëroi edhe fillim të projekteve të përbashkëta në sferën e bujqësisë, të mjekësisë dhe të energjisë së pastër ekologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button