Aksidenti i “MH370” ishte paralajmëruar

Drejtuesit e aviacionit amerikan kishin paralajmëruar gjashtë muaj më parë se Boeing e ngjashëm me atë të “Malaysian Airlines” që është zhdukur pa lënë gjurmë kishin gjasa të shpërbëheshin në ajër.

Ndërsa misteri i zhdukjes së “MH370” me 239 udhëtarë ka hyrë në ditën e gjashtë dhe asgjë nuk dihet për fatin e tyre, mësohet se Autoritetit i Aviacionit Federal (FAA) kishte dhënë paralajmërimin që në 2013-n.

Ky autoritet shkruante në një raport se “Boeing 777” e moshuar duhet të inspektoheshin në mënyrë të menjëhershme, pasi në disa modele ishin shfaqur plasaritje në pjesën e jashtme, të cilat tregonin se nga përdorimi metali ishte dobësuar e se kishte nevojë për mirëmbajtje të menjëhershme.

Nëse nuk do të ndërroheshin pjesët më të dëmtuara në këto modele, “FAA” paralajmëronte se nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë katastrofe në të ardhmen e afërt.

Në dokumentin urdhërues të publikuar në 18 Shtator 2013, kompanive i lihej kohë që të kontrollonin dhe të korrigjonin problemin e mundshëm deri në 9 Prill të këtij viti.

Ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e “MH370”, ajo që është e sigurt është që gjithçka që ka ndodhur ishte shumë e shpejtë, pasi pilotët nuk patën kohë të raportonin asnjë problem në kullën e kontrollit. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button