Filloi zgjedhja e zgjidhjeve grafike për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet

Filloi zgjedhja e zgjidhjeve grafike (ilustrimeve) me të cilat në mënyrë figurative do të paraqiten format e gjuhës kundër urrejtjes në internet. Ilustrimet që janë në kuadër të iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes kanë për qëllim t’i shënojnë këto dukuri, e poashtu do të shërbjenë që të potencohet ndonjë dëm që e shkakton gjuha e urrejtjes në Internet për gjithë shoqërinë.

18 zgjidhjet grafike që kanë arritur, publiku mund t’i shohë në faqen e Facebook-ut: https://www.facebook.com/nemrazi  deri më 17 mars në orën 14.

Zgjidhja që do të fitojë më së shumti pëlqime (like) do të zgjidhet si zgjidhje më e popullarizuar nga publiku, ndërsa autori do të fitojë shpërblim në para prej 200 eurosh.

Zgjidhjet e pranuara gjeografike do të vlerësohen edhe nga komisioni i përbërë nga përfaqësues të inictaivës kundër gjuhës së urrejtjes. Duke e vlerësuar idenë dhe inovacionin, komisioni i jurisë do ta zgjedhë zgjidhjen më kreative që do të përdoret si element vizual për dizajnin e ueb-faqes nemrazi.mk, por edhe si pjesë e aktiviteteve promovuese kundër gjuhës së urrejtjes në internet. Shpërblimi i komisionit të jurisë është 500 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button