Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqje

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas hetimit të nisur ndaj tij me akuzën për korrupsion duke punësuar si këshilltare dy vajzat e tij të moshës 14 dhe 16 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).

Le Roux në një deklaratë në një konferencë për media të mbajtur në Paris ka theksuar se i ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentit francez François Hollande.

Pasi ka dalë nga rezidenca Elysee bashkë me kryeministrin Bernard Cazeneuve dhe pasi ka transmetuar se është takuar me presidentin Hollande ku dhe i ka paraqitur dorëheqjen Le Roux tha: “Në këtë mënyrë kjo më ka siguruar të shpreh ndershmërinë time, besnikërinë time ndaj të vërtetës dhe angazhimin tim për vlerat republikane që kam mbrojtur gjithmonë”.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga rezidenca Elysee thuhet se “Ministri i brendshëm Bruno Le Roux ka paraqitur dorëheqjen që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme hetimi i hapur pas pretendimeve rreth tij dhe për të dhënë mbështetje në zbulimin e të vërtetës”.

Në deklaratë vihet në dukje se në vend të Le Roux në detyrën e ministrit të Brendshëm është emëruar Matthias Fekl.

Në një program lajmesh “Quotidien” të transmetuar në kanalin TMC pretendohej se ministri Le Roux kishte punësuar dy vajzat e tij të moshës 15 dhe 16 vjeçare në statusin e këshilltares, në kohën e pushimeve dhe të fundjavës, gjatë viteve 2009-2016. Në program pretendohet se për këto punë vajzat e Le Roux janë paguar në total 55 mijë euro.

Ministri Le Roux, duke i pranuar pretendimet kishte mbrojtur se kjo zbatueshmëri nuk është kundër rregullave. Ndërkaq, kryeministri Bernard Cazeneuve kishte ftuar ministrin Le Roux në zyrën e kryeministrit për të marrë informacione lidhur me pretendimet në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button