Interi kërkon një bomber, ja 3 opsionet

Të nëshkruajë me një bomber. Është kjo detyra që i ka përcaktuar presidenti i Interit Erick Thohir, drejtorit të zonës teknike Piero Ausilio.

Dhe në mendjen e Auslios janë tashmë tre emra,  afrimi I secilit prej tyre do ta përforconte shumë sulmin e Interit.

Ëndrra e zikaltërve vazhdon të mbetet Edin Dzeko, megjithatë në orët e fundit kanë dalë në skenë edhe emrat e Alvaro Moratas dhe Juan Manuel Iturbes. Ausilio përfitoi nga ndeshja që u zhvillua në Spanjë midis Barcelonës dhe Manchester City për të diskutuar me klubin anglez për transferimin e Dzekos në Milano, transmeton Supersport.

Gjithsesi vizita e tij në Spanjë nuk ishte për të takuar vetëm drejtuesit e Citiziens pasi numri 1 i merkatos Interit bisedoi edhe me drejtuesit e Realit të Madridit për Moratën. Thohir ka qenë i qartë me Ausilion kur i ka kërkuar atij një sulmues të fortë që të plotësojë nevojat e skuadrës por edhe që të ketë një vlerë të arsyeshme në merkato.

Dzeko dhe Morata i plotësojnë më së miri këto kushte dhe kanë një çmim që sillet nga 12 deri në 18 milionë euro, me ndryshimin e vetëm se boshnjaku është një kampion i afirmuar ndërsa spanjolli një i ri i talentuar që aspioron të bëhet i tillë. Problemi i vetëm i Interit për të firmosur me Dzekon është paga e lartë e sulmuesit.

Drejtuesve të Interit u pëlqen edhe sulmuesi i Veronës, Iturbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button