Kush bleu diploma të falsifikuara të USHT-së, në Sellcë?

Në Maqedoni vazhdojnë të përdoren diplomat e falsifikuara që janë lëshuar në përdorim pa u vënë re nga institucionet, ndërsa me këto diploma individë të caktuar me shumë lehtësi kanë siguruar një të ardhme më të mirë. Megjithatë, raste të caktuara arritën të zbulohen.

Dokumente të falsifikuara të konfiskuara gjatë një aksioni të MPB-së

Diplomat e falsifikuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) mësohet të jenë shitur me shumicë në fshatin Sellcë të Tetovës. Në nëntor të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme në një nga shtëpitë e këtij fshati zbuloi një mini-punëtori, në të cilën janë përgatitur diplomat falso. Një banor i fshatit, i moshës 30-vjeçe, në podrumin e objektit ka përgatitur vërtetimet e fakulteteve dhe të njëjtat ua ka shitur shtetasve italianë. Pjesa më e madhe e diplomave kanë mbajtur logon e Fakultetit të shkencave mjekësore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Pas përgatitjes së diplomave, firmosje dhe vulosjes së tyre, falsifikuesi i ka çuar të njëjtat në zyra përkthimi të autorizuara, ndërsa përkthimet i ka vërtetuar në noter. Në këtë mënyrë ai ka arritur të lëshojë në përdorim gjashtë vërtetime. Problemet e këtij personi lindën me 16 vërtetimet e radhës. Noteri përkatës ka dyshuar në origjinalitetin e dokumenteve dhe ka denoncuar rastin në polici. Në punëtorinë e falsifikuesit policia arriti të gjej fotografi të personave të ndryshëm me banim në Itali, dokumente të parapara për t’u dërguar në Kroaci dhe dy fletore me emrat e “akademikëve”, “të diplomuarve” dhe “mjekëve potencial”. Hetimet e këtij rasti duhet të vërtetojnë nëse banori i fshatit Sellcë ka zhvilluar vetë biznesin ose në skemën e falsifikimit janë përfshirë edhe individë të tjerë.

“Hetimet e rastit janë duke vazhduar. Zbulimi i rastit bëri të mundur arrestimin e disa personave dhe marrjen e masave dhe veprimeve plotësuese për të siguruar provat e nevojshme lidhur me të gjitha diplomat dhe dokumentet që janë përgatitur ilegalisht dhe falsifikuar, por edhe me gjetjen e të gjithë personave që kanë keqpërdorur dokumentet e falsifikuara”, tha për BIRN zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, megjithëse paralajmëroi kontrolle më të rrepta në institucionet e arsimit sipëror, nuk është shqetësuar shumë me rastin e fundit që u zbulua në fshatin Sellcë sepse sipas tij nuk bëhet fjalë për krim të organizuar, ndërsa cilësia e dokumenteve të falsifikuara ka qenë shumë e dobët.

“Rastin e fundit do ta kisha cilësuar si një budallallëk të personit që ka tentuar të përgatis dokumentet falso. Në rastin konkret u falsifikuan diploma të Fakultetit të shkencave mjekësore, fakultet ky i cili asnjëherë nuk ka lëshuar diploma sepse studimet e mjekësisë janë aktive rreth 3 vjet, që tregon qartë naivitetin e personit në fjalë. Gjithashtu, falsifikimi i dokumenteve mund të vërehej shumë lehtë sepse për përgatitjen e tyre ishte përdorur një vulë e vjetër”, tha Ristovski për BIRN.

Universiteti i Tetovës | Foto: Z. Andonov

Ky nuk është rasti i parë i falsifikimin e diplomave që lidhet me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në vitin 2006 policia e Tetovës ngriti padi penale kundër tre personave, dy femrave me banim në fshatin Nerashtë të Tetovës dhe kundër sekretarit të përgjithshëm të universitetit. Punonjësi i universitetit dy femrave të dyshuara u ka lëshuar diploma të Fakultetit të shkencave dhe arteve humane pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, megjithëse ato nuk i kishin mbaruar studimet.

BIRN kërkoi përgjigje nga Universiteti Shtetëror i Tetovës për të gjitha rastet e falsifikimit të dokumenteve që janë zbuluar deri më tani, për mënyrën me të cilën universiteti ballafaqohet me këtë lloj krimi dhe për hetimet e rastit të fundit që u zbulua në fshatin Sellcë, por nuk fituam përgjigje. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme verifikon nëse formularët në të cilët janë shtypur diplomat janë origjinalë ose bëhet fjalë për dokumente të falsifikuara nga ana e banorit të fshatit Sellcë. Vërtetimi i supozimit të parë do të thotë që në biznesin ilegal janë involvuar strukturat e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Njëkohësisht, ky rast është duke u hetuar edhe nga ana e policisë italiane, e cila përpiqet të zbulojë personat që kanë blerë diploma të falsifikuara të përgatitura në fshatin Sellcë dhe të pengojë legalizimin e këtyre diplomave në sistemin italian.

Shumë diploma të falsifikuara nga Bullgaria

Maqedonia për herë të parë u ballafaqua seriozisht me problemin e diplomave të falsifikuara gjatë periudhës së viteve 2000-2001. Gjatë këtyre viteve u zbuluan shumë diploma të falsifikuara nga Bullgaria, por edhe nga Kosova. Pjesa më e madhe e këtyre diplomave u zbuluan në Fakultetin Ekonomik në Shkup, në të cilin dokumentet e falsifikuara pritën nostrifikimin. Më vonë u vërtetua se “studentët e diplomuar” në Bullgari jo vetëm që nuk kishin mbaruar fakultetin përkatës, por ato as që kanë qenë të regjistruar në fakultet. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, nga kjo distancë kohore, profesori Nenad Novkovski, ish ministër i arsimit, thotë se edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shumë situata të paqarta lidhur me skandalin e diplomave të falsifikuara.

“Shumë herë u fol se në qytetin e Qystendilit mund të siguroheshin diploma të falsifikuara. Gjatë bisedave me kolegët e institucioneve përkatëse, emri i të cilëve ka qëndruar në diplomat e falsifikuara, ato më kanë sqaruar se bëhej fjalë për përdorimin e paautorizuar të vulës së institucioneve nga ana e punonjësve të tyre. Më konkretisht, sipas tyre bëhej fjalë për disa nga sekretaret e institucioneve. Pra, ky ka qenë shpjegimi i tyre.”, kujtohet Novkovski.

Në atë kohë i gjithë rasti morri edhe një dimension politik. Administrata e atëhershme e Fakultetit Ekonomik kërkoi përgjegjësi nga ministri Nenad Novkovski sepse ai nuk kishte zbatuar detyrimet ligjore lidhur me rregullimin e nostrifikimit. Në grupin e studentëve të rremë u përmendën edhe emra politikanësh dhe biznesmenësh, të cilët në vend që të uleshin e të mësonin, me diplomat e blera kanë dashur të forcojnë pozicionet e tyre. Opozita atëherë kërkoi dorëheqjen e ministrit, ndërsa Novkovski dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Shuklev kanë akuzuar njëri-tjetrin lidhur me shfaqjen e menjëhershme të mbi 200 diplomave të dyshimta.

“Në fillim një dërgesë e madhe përfundoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bëhej fjalë për diploma të ish Jugosllavisë, më saktësisht për diploma kosovare, ndërsa më vonë u shfaqën edhe diploma nga Bullgaria. Sipas të gjitha informatave, diplomat janë evidentuar në institucione përkatëse me numra konkretë, që krijonte përshtypje se bëhej fjalë për studime të mbaruara “, thotë Novkovski.

Njësoj siç u zbulua në mënyrë bombastike, ky rast u mbyll në të njëjtën mënyrë dhe nuk fitoi epilog. Rasti në fjalë nuk fitoi as epilog hetimor dhe as epilog gjyqësor, ndërsa nuk u zbulua as kanali me të cilin diplomat e falsifikuara nga Bullgaria dhe Kosova kanë përfunduar në fakultetet e Maqedonisë.

Ish punonjës dhe punonjës të tanishëm të Ministrisë së Arsimit për BIRN kanë shpjeguar si më poshtë kanalin me të cilin diplomat e Bullgarisë kanë mbërritur në Maqedoni. Sipas tyre, një diplomë konkrete ishte dashur kalojë të gjitha filtrat, që do të thotë se në krimin e organizuar janë përfshirë individë të angazhuar në shumë institucione në Bullgari dhe Maqedoni. Çmimi i një diplome ka lëvizur nga 2.000 deri në 4.000 euro. Një pjesë e parave janë paguar në Sofje, ndërsa pjesa tjetër në Shkup. Pas pagimit të shumës së plotë, në Sofje është bërë evidentimi i diplomës konkrete në regjistrat përkatës, ndërsa në Shkup kjo diplomë pa asnjë problem ka kaluar procesin e nostrifikimit. Tunde qesen, merr diplomën.

Nëse një zhvillim i tillë i ngjarjeve ka qenë i mundur para dhjetë vitesh, ministri i tanishëm i arsimit shpreh bindjen se nuk ka shanse që një diplomë e falsifikuar të kalojë filtrat e institucioneve pa u zbuluar.

z.Spiro Ristovski, ministri i arsimit i RM | Foto: Ministria e Arsimit

“Në raste të caktuara kemi pasur situata kur si rezultat të dyshimeve kemi pasur nevojë për të komunikuar me fakultetin përkatës të një vendi të caktuar, për të kontrolluar nëse institucionet e këtij vendi kanë lëshuar një diplomë konkrete dhe nëse diploma është lëshuar në përputhje me procedurat e rregullta, që do të thotë se për çështjet konkrete është paraparë një procedurë konkrete, që në fakt mënjanon mundësitë për të manipuluar ligjin”, sqaron ministri Ristovski.

Në vitin 2011 ish ministri i arsimit, Nikolla Todorov, ndryshoi mënyrën e nostrifikimit të diplomave, ndryshim ky që sipas Ristovskit ka mundësuar sigurimin e një mekanizmi të mirë mbrojtës kundër falsifikuesve.

“Ministri Todorov bëri një hap të rëndësishëm në këtë aspekt sepse tashmë janë paraparë kritere konkrete që rregullojnë procedurën e nostrifikimit të diplomave të lëshuara në vendet e huaja. Në kuadër të ndryshimeve ligjore përkatëse është paraparë një listë e plotë dokumentesh që duhen lëshuar nga ana e institucioneve të vendeve të huaja”, tha Ristovski.

Në Universitetin privat FON sqarojnë se as në këtë institucion arsimor nuk është i mundur falsifikimi i notave sepse ekziston një sistem me tre nivele për kontrollimin e rrjedhës së studimeve.

“Paraqitja e provimeve bëhet në një portal të veçantë për studentët. Baza e dytë e kontrollimit, në të cilën kanë akses vetëm profesorët, shërben për evidentimin e notave të punëve të kursit dhe provimeve të marra nga ana e studentëve. Çdo profesor ka llogarinë e vet për t’u futur në sistem. Kontrollori, një punonjës i Shërbimit të çështjeve studentore, në një bazë të veçantë bën kontrollimin e pavarur të notave të evidentuara nga ana e profesorëve. Në rastet e mospërputhjes së notave të shënuara në fletëparaqitjet me notat e regjistruara në sistem, formohet një komision që bën shqyrtimin e rasteve konkrete”, sqaron Leon Bakraçeski, zëdhënësi i Universitetit FON.

Sipas tij, vetë sistemi ka mbrojtje lidhur me lëshimin e diplomave, më konkretisht lëshon numra arkivi, që pas diplomimit me automatizëm shënohen në regjistrat themeltarë të studentëve. Gjithashtu diplomat shtypen në një letër të veçantë holografike që nuk mund të falsifikohet.

Diploma dhe dëftesa për punësim, viza dhe për patentë shoferi

“Në vitin 2002 u punësova në një institucion shtetëror. Në punë më pranuan me arsim të mesëm. Isha një punëtor i dalluar dhe kisha dëshirë të avancohem në detyrë. Ndërkohë u martova dhe më lindën tre fëmijë, ndërsa pozicioni më i mirë nënkuptonte edhe rrogë më të mirë. Për këtë qëllim vendosa të vazhdojë arsimin dhe në vitin 2008 u regjistrova në Fakultetin Pedagogjik në Shkup”, thotë për BIRN një 33-vjeçar nga Shkupi, i cili ka paguar shtrenjtë gabimet e të kaluarës. Ai nuk ka dashur të zbulojë identitetin e vetë sepse i vjen turp nga veprimi që ka bërë në të kaluarën.

“Për një vit e gjysmë unë mora 13 provime. Ndërkohë regjistrova edhe vitin e dytë, por në institucionin në të cilin punoja filluan të dyshojnë në arsimin tim. Si dhe përse nuk e kuptoj as sot e kësaj dite, por me rëndësi është që përgjegjësit e institucionit vendosën të kontrollojnë diplomën time të arsimit të mesëm. E kisha të qartë se kam dështuar. Ministria e Punëve të Brendshme zbuloi se diploma ime e arsimit të mesëm është një dokument i falsifikuar. Për këtë arsye mua më pushuan nga puna dhe kundër meje nisi një proces gjyqësor”, thotë 33-vjeçari.

Për veprën e kryer ky banor i Shkupit u dënua me tre muaj burg, dënim të cilin nuk do ta vuaj nëse brenda një viti pas shqiptimit të dënimit nuk do të bëj një tjetër vepër penale. Bashkëbiseduesi i BIRN thotë se do të ndjej keqardhje gjatë gjithë jetës për veprimin e pamenduar mirë. Ai nuk deshi të zbulojë personin që i siguroi diplomën dhe dëftesat, nëse i ka blerë të njëjtat ose i ka falsifikuar.

Ky është vetëm një rast i falsifikimit të diplomave, që u zbulua nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe u sanksionua nga gjykata kompetente.

Sipas informatave të siguruara nga ana e BIRN, para pak kohësh është zbuluar edhe një rast tjetër me dëftesa të falsifikuara të Shkollës së Mesme Mjekësore “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Informata e Ministrisë së Arsimit për dyshimet lidhur me diplomën e një shtetasi turk u dërgua edhe në Konsullatën e përgjithshme maqedonase në Stamboll. Ndërkohë, Inspektorati shtetëror i arsimit kontrolloi shkollën përkatëse dhe vërtetoi një numër të madh parregullsish lidhur me mënyrën e paraqitjes së provimeve, dhënies së tyre, mbajtjes së evidencave pedagogjike dhe lëshimit të diplomave dhe dëftesave të vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, të lëshuara në emrin e personit Elif Kasap nga Turqia. Ministria e Arsimit lidhur me këtë çështje morri një vendim për tërheqjen e dokumenteve përkatëse dhe nisi një procedurë për zbardhjen e rastit.

“Për një vit u lëshuan katër dëftesa të falsifikuara. Është njësoj sikur personi të ketë mbaruar arsimin e mesëm brenda një viti”, tha ministri Ristovski për BIRN.

Hetimet e këtij rasti vazhdojnë. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dashur të jap detaje me arsyetimin se është duke zbardhur emrat e personave të shkollës që janë përfshirë në rastin konkret.

Diplomat e arsimit të mesëm dhe sipëror blihen për shumë qëllime. Individë të caktuar paguajnë për të siguruar një pozicion më të mirë gjatë punësimit, por ka edhe të tillë që falsifikojnë firmat e profesorëve për të dalë jashtë vendit ose blejnë dëftesat për të siguruar patentë shoferi. Vitin e kaluar Ministria e Punëve të Brendshme zbardhi një rast me dy studentë të Universitetit të Shipit “Goce Dellçev”, të cilët kanë falsifikuar firmat e profesorëve dhe vërtetimet për të fituar vizën e një vendi të huaj dhe për t’u përfshirë në një program për shkëmbimin e studentëve.

Në faqen e Internetit të Gjykatës së Apelit në Shtip është publikuar një rast me të cilin një person është dënuar për falsifikimin e dëftesës së arsimit fillor e Shkollës së natës “Makarenko” në Shkup, me qëllim që të fitojë të drejtën për të marrë provimin e shoferit dhe të sigurojë patentën e kategorisë “B”. I dënuari ka pranuar se dëftesën e ka blerë për 3.500 denarë. Në vitin 2013 policia kapi në flagrancë një punonjësin e Ndërmarrjes publike “Makedonija pat”. Gjatë punësimit në këtë ndërmarrje ai ka parashtruar një diplomë falso të Shkollës së lartë “Velko Vllahoviq”, që gjendet në qytetin e Pejës. Ky person, jo vetëm që u punësua, por me diplomën falso arriti të avancohet në detyrë.

z.Ivo Kotevski, zëdhënësi i MPB-së | Foto: MPB

“Sipas statistikës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë periudhës së viteve 2008-2013 janë ngritur më shumë padi penale. Gjatë kësaj periudhe janë zbuluar 18 diploma të falsifikuara dhe 49 dëftesa të falsifikuara”, tha Kotevski.

BIRN siguroi një aktgjykim sipas të dhënave të të cilit vitin e kaluar është zbuluar një person i cili me diplomën e falsifikuar u punësua në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më saktësisht në Sektorin e sigurimit të personave dhe sigurimit të brendshëm të objekteve. Në vitin 2007 Azir Lamallari gjatë punësimit ka parashtruar një diplomë falso të Shkollës profesionale “Nikolla Teslla” në Shkup. Më vonë u vërtetua se nën numrin me të cilin është evidentuar diploma në Librin kryesor të shkollës është evidentuar emri i një personi tjetër. Gjykata dënoi personin në fjalë me një dënim me heqje lirie prej 6 muaj, më saktësisht me dënim me kusht prej 2 vitesh, periudhë kjo gjatë të cilës ai nuk duhet të bëj një tjetër vepër penale.

Megjithatë, ministri i arsimit thotë se nuk është i shqetësuar. Falsifikimi dhe keqpërdorimi i dokumenteve të institucioneve arsimore nuk është një fenomen që mund të shqetësojë institucionet kompetente.

“Ministria e arsimit dhe shkencës kohëve të fundit nuk ka probleme me falsifikimin e diplomave. Për dallim nga periudha para dhjetë viteve, kur janë falsifikuar shumë diploma, sot institucioni është shumë më stabil”, tha Ristovski.

Sipas tij bëhet fjalë për raste të izoluara që nuk mund të konsiderohen si krim i organizuar dhe raste në të cilat nuk janë përfshirë shumë individë ose punonjës institucionesh, por bëhet fjalë vetëm për përpjekje të individëve të caktuar për të manipuluar ligjin. Megjithatë, statistika e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ajo e gjykatave zbardhin se falsifikimi i diplomave është një vepër penale që regjistrohet shpesh.

“Është fakt që Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht zbulon raste të tilla. Ne kemi qenë dëshmitarë edhe të situatave kur funksionarë të caktuar gjatë punësimit në një pozicion të caktuar kanë përdorur diploma të falsifikuara”, thotë Kotevski.

Në këtë kontekst, ish ministri i arsimit, Novkovski, edhe sot e kësaj dite dyshon se shumë individë kanë tituj të ndryshëm që nuk i meritojnë, ndërsa një pjesë e tyre janë angazhuar në qarqet akademike.

“Problemi kryesor është cilësia e arsimit. Për fat të keq, cilësia e arsimit në Maqedoni është rrezikuar me universitetet private që nuk janë në nivelin e duhur. Ndërkaq, në shumë raste profesorë të caktuar të këtyre institucioneve kanë fituar diplomat në rrethana të dyshimta. A duhet të jenë pjesë e procesit arsimor këto individë?”, pyet Novkovski.

Një revizion i rasteve të dyshimta me siguri do të zbardhte shumë paqartësi, shumë politikanë me të kaluar të dyshimtë, drejtorë me arsim të mesëm dhe profesorë me dhjeta të dyshimta. Rasti i fundit me Universitetin Shtetëror të Tetovës nxiti përsëri dyshimet dhe spekulimet, ngriti mosbesimin në institucionet e arsimit sipëror dhe konfirmoi ekzistimin e boshllëqeve të sistemit. Ky rast zbuloi se kemi të bëjmë me individë që transmetojnë njohuritë, të cilët në fakt kanë blerë statusin e tyre me para.

– See more at: http://prizma.birn.eu.com/%D0%BC%D0%BA/%D1%81%D1%82%D0%BE%D1%80%D0%B8%D0%B8/sellca-qytet-universitar#sthash.xJfi68Lj.dpuf

Në Maqedoni vazhdojnë të përdoren diplomat e falsifikuara që janë lëshuar në përdorim pa u vënë re nga institucionet, ndërsa me këto diploma individë të caktuar me shumë lehtësi kanë siguruar një të ardhme më të mirë. Megjithatë, raste të caktuara arritën të zbulohen.  – See more at: http://prizma.birn.eu.com/%D0%BC%D0%BA/%D1%81%D1%82%D0%BE%D1%80%D0%B8%D0%B8/sellca-qytet-universitar#sthash.xJfi68Lj.dpuf

Maqedonia për herë të parë u ballafaqua seriozisht me problemin e diplomave të falsifikuara gjatë periudhës së viteve 2000-2001. Gjatë këtyre viteve u zbuluan shumë diploma të falsifikuara nga Bullgaria, por edhe nga Kosova. Pjesa më e madhe e këtyre diplomave u zbuluan në Fakultetin Ekonomik në Shkup, në të cilin dokumentet e falsifikuara pritën nostrifikimin. Më vonë u vërtetua se “studentët e diplomuar” në Bullgari jo vetëm që nuk kishin mbaruar fakultetin përkatës, por ato as që kanë qenë të regjistruar në fakultet.

Katërmbëdhjetë vjet më vonë, nga kjo distancë kohore, profesori Nenad Novkovski, ish ministër i arsimit, thotë se edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shumë situata të paqarta lidhur me skandalin e diplomave të falsifikuara.

Teksti është përgatitur nga rrjeti hulumtues BIRN

Lajme të ngjashme

Back to top button