Lukashenko: Arrestohen ekstremistët e financuar nga vendet e jashtme

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko kumtoi sot se autoritetet kanë arrestuar njëzet persona, të cilët kanë përgatitur provokime të armatosura.

Ai theksoi se personat e arrestuar ishin trajnuar në kampet në Bjellorusi dhe në Ukrainë, ndërsa janë financuar nga Polonia dhe nga Lituania.

Ai theksoi se personat të cilët synojnë “për ta ndezur situatën në vend” nuk janë “kurrfarë opozitë”, ndërsa janë të menaxhuar nga “shërbimet sekrete të vendeve të caktuara”.

Presidenti i Bjellorusisë premtoi se nuk do të lejojë prishje të pushtetit në vend.

Në Bjellorusi mbahen protesta të mëdha për shkak të vendosjes së tatimit të ri të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button