Sekreti i Shakirës për të mbajtur gjallë marrëdhënien

Shakira ka zbuluar mënyrën sesi mban gjallë marrëdhënien e saj me futbollistin Gerard Pique, me të cilin është lidhur para tre vitesh dhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në janar të vitit 2013.

Në një intervistë për revistën ‘Women’s Health’, këngëtarja kolumbiane tha: “Në mënyrë që të mbash ndezur zjarrin e pasionit, duhet të qeshësh sa më shumë dhe të kalosh momente të gëzueshme me partnerin. Mendoj se thelbësorja është që të zbavitesh. Më pas, duhet të ketë edhe afrimitet dhe të përputheni si tipa.”

Ajo shtoi: “Jam shumë e lumtur. Ai do atë që dua edhe unë dhe kjo është shumë e rëndësishme.”

Shakira deklaroi gjithashtu se nuk e ndjen veten aq seksi sa thonë të tjerët: “Më vjen të qesh pasi nuk më duket vetja kaq e mirë. Mendoj se nëse je e qetë dhe e lumtur me jetën tënde, ti e projekton këtë gjë tek të tjerët dhe i dukesh seksi. Mendoj se nuk ka gjë më seksi sesa një buzëqeshje e çiltër.”/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button