SHBA thyen ligjet duke ndihmuar financiarisht qeverinë e re të Ukrainës

Vendimi i Uashtingtonit për të ofruar ndihmë financiare ndaj qeverisë së ardhur me dhunë në Ukrainë shkon kundër ligjeve amerikane, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, duke i nxitur politikanët amerikanë të mendojnë për pasojat e mbështetjes së radikalëve në Kiev.

Presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Janukoviç, tha ditën e enjte se planet e ShBA për të dhënë hua 1 miliard dollarë për autoritetet e reja të vendit janë të jashtëligjshme. 

Moska ka nxitur vendimmarrësit në ShBA për të menduar gjatë mbi pasojat e mundshme të “indulgjencës mokokëçarëse ndaj elementëve të orientuar nga radikalët nazistë në Ukrainë.” 

Ky reagim vjen pasi Sekretari i Shtetit amerikan, Xhon Kerri njoftoi se Uashtingtoni po përgatit një hua 1 miliard dollarë për qeverinë e ardhur me dhunë në Ukrainë, gjatë vizitës në Kiev, javën e shkuar. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button