fbpx

Rusia shlyen borxhet e ish-Bashkimit Sovjetik

Rusia, ka arritur marrëveshje me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe brenda 45 ditëve do t’i shlyej të gjitha borxhet të mbetura nga ish-Bashkimi Sovjetik, raporton Anadolu Agency (AA), shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Zëvendësministri i Financave i Federatës Ruse, Sergey Storçak, në deklaratën e tij për gazetarët, theksoi se kanë arritur marrëveshje me Bosnjë dhe Hercegovinën në lidhje me borxhin e fundit të mbetur nga periudha e Bashkimit Sovjetik.

Ai duke treguar se brenda 45 ditëve Bosnjë dhe Hercegovinës do t’i paguhen 125 milionë e 200 mijë dollarë, theksoi se me këtë Rusia do t’i shlyej të gjitha borxhet të mbetura nga Bashkimi Sovjetik.

Rusia, “trashëgim” prej 66 miliardë dollarëve

Rusia, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kishte marrë përsipër përgjegjësinë për borxhin prej 66 miliardë dollarë, pjesa më madhe e së cilit është ndaj shteteve perëndimore.

Me rritjen e çmimeve të naftës, Rusia, 19 shteteve të emërtuar si Klubi i Parisit mes të cilëve gjenden SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, iu kishte paguar 60 miliardë dollarë.

Ndërsa borxhin për shtetet e ish-Jugosllavisë, si Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë e kishte paguar në vitet 2011-2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button