Vjedhje në një pompë benzine në Shkup

Një autor i panjohur i maskuar sot në mëngjes në orën 2:10 në pompën e benzinës në rrugën “Metodija Andonov-Çento” në Shkup ka kryer vjedhje.

Siç kumtoi sot MPB-ja, autori me kërcënim me thikë nga të punësuarit i ka marrë paratë nga qarkullimi ditor. Kur një i punësuar ka tentuar ta pengojë në qëllimin, autori me thikë i ka shkaktuar plagë në tëmth. I punësuari me ndihmë të shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup, ku iu konstatuan lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës së dhënë është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Merren masa për gjetjen e  autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button