Pobeda përsëri para komisionin disiplinor të FFM-s

Ekipi i Pobedës do të jetë e sanksionuar shkaku i futjes së tifozëve të saj në fushë në duelin e luajtur të shtunën kundër FC Shkupi, pikërisht për këtë rast Federata Futbollistike e Maqedonisë (FFM), ka ngritur masë disiplinore kundër ekipit.

Në ndeshjen e zhvilluar kundër Shkupit, tifozët u futën në terren me flamur të Maqedonisë, e që kjo bëri ndeshja të ndërpritet për disa minuta, ndërsa kjo sigurisht se do ti kushtojë shumë skuadrës nga Prilepi, pasi që sipas rregullores ndeshjet si nikoqire ti luaj jashtë fushës së saj. Sipas nenit 51 të rregullores, klubit do të jep llogari për tifozët e saj, ndërsa nëse ndodhin probleme para, gjatë dhe pas ndeshjes, pasojnë sanksione edhe më të ashpra.

Pika e parë është ndalesë të luajë 2 deri më 12 ndeshje në terren nikoqir, ndërsa pika e dytë është që të luajë 2 deri më 12 ndeshje pa pranin e publikut. Përkundër dënimit me ndalesë të tifozëve ose të mos i luaj ndeshjet në fushë të saj, klubi shkaku i sjelljeve të pahijshme të publikut do të dënohej edhe me 5.000 euro gjobë.

Pobeda e ka zhvilluar ndeshjen e parë në fushë nikoqire në kuadër të Ligës së Parë kundër Shkupit, në stadiumin në Mogilla, vend që është afër qytetit të Prilepit. Në tribuna kishte mbi 3.000 shikues. Por hyrja në fushë sigurisht se do ti kushtojë shtrenjtë klubit.

Tani i mbetet që organeve kompetente të FFM-s që të vendosin për këtë rast. Komisioni Disiplinor i federatës do të ketë shumë punë, shkaku që ende nuk janë shqiptuar dënimet për Vardarin dhe Shkëndijën, ekipe të cilat janë në procedurë shkaku i tifozëve të tyre “Komiti” dhe “Ballistët”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button