Kur miqësia shndërrohet në dashuri

Rishqyrtoni ndjenjat tuaja. A jeni vërtet të sigurt që jeni dashuruar në të dhe a dëshironi diç më tepër se miqësia?

Nuk janë të rralla situatat në jetë të dashurohemi në mikun më të mirë. Tashmë jeni të afërt, njiheni mirë, respektoni njëri-tjetrin…
Megjithatë, lidhjet e tilla jo rrallë nuk kanë sukses, mirëpo pasojat e lidhjeve të pasuksesshme me mikun më të mirë mund të bëhen vërtet të dhembshme. Ja se si duhet vepruar në mënyrë që lidhja me mikun më të mirë të funksionojë.

Përse ndodh
Miqësia midis burrit dhe gruas është shpesh një rrëshqitje e butë drejt një marrëdhënieje tjetër. Kjo ndodh sepse keni mundësi që të kaloni më shumë kohë me një person tjetër pa u kufizuar, pa pasur frikë se mund të ndodhë ndonjë gjë e pakëndshme, të bindur se miqësia ka kode të ndryshme nga dashuria dhe ndodh që të mos biesh në grackën e kësaj të fundit. Por me sa duket gabohemi! Liria u jep mundësinë personaliteteve dhe karaktereve të zbulohen gradualisht, pa qenë e nevojshme të kalohet nëpërmes etapave standarde, secila me hapa të përcaktuar dhe të detyruar.

Si të silleni
Tani që i keni qartësuar ndjenjat tuaja, prisni një moment para se të rrëfeheni. Përpiquni të kuptoni nëse ajo që ndieni ju kthehet, duke provuar që të ndërroni pak sjelljen. Kështu mund të vëreni nëse edhe tek ai ka ndonjë ndryshim. Frika më e madhe është se mos shkatërrohet një marrëdhënie e qëndrueshme, apo marrja e një përgjigjeje negative. Kështu që pritja është një sugjerim i mirë për të kuptuar se sa e vërtetë dhe e qëndrueshme është kjo marrëdhënie në zemrën tuaj. Gjithashtu, ky mund të jetë një moment vetmie reflektimi nga i cili po përpiqeni të kthjelloni ndjenjat e ngatërruara, nëse kjo e juaja është miqësi apo diçka tjetër. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto kontrolle emocionale duke arritur në përfundimin që, po është dashuri, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’ia thoni. Nuk ka më kuptim të vuani në heshtje, më mirë të flisni hapur, sepse nuk i dihet mund të merrni një përgjigje pozitive.

Nëse merrni një jo
Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte largimi për një periudhë të shkurtër kohore në mënyrë që të kthjelloheni. Pavarësisht përgjigjes negative të shtireni sikur gjithçka shkon si më parë, do të thotë të sforcoheni, gjë që rrezikon të komprometojë përfundimisht marrëdhënien. Merrni të gjithë kohën që ju nevojitet për të vlerësuar nëse ia vlen dhe a është e mundur që ta varrosni ndjenjën e dashurisë dhe të kënaqeni me atë të miqësisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button