Monografi Unike për Prishtinën, libri më i ri nga Sanije Gashi

 

Gazetarja dhe publicistja prishtinase Sanije Gashi sjell librin, dedikuar kryeqytetit kosovar. Libri Monografi Unike për Prishtinën, është libër luksi, një vulë e veçantë për kryeqytetin, ngase autorja në të zbulon Prishtinën nga një aspekt tërësisht të panjohur. Në këtë libër unik ngërthehen ngjarjet, njerëzit, jeta e dikurshme prishtinase, monumentet e rëndësishme kulturore dhe historike,  atraksionet e pathëna deri më tani nga personalitetet dhe njerëzit e zakonshëm prishtinas, ngjarje të kryeqytetit tonë të paraqitura nga një perspektivë unike.

Ky libër është botim i dytë i plotësuar në gjuhën shqipe- ndërsa i pari në gjuhën angleze, me parathënie nga shkrimtarja / publicistja Miranda Haxhia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button