Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit, kremtuan patronatin dhe ardhjen e stinës së Pranverës 

Me shfaqen e prezantuar nga fëmijët e Institutit Nacional Çerdhja për Fëmijë “Gëzimi fëmijëror”, me asistencë të edukatoreve dhe përkëdhelëseve, ky institucion shënoi patronatin dhe që përputhet me ditën e parë të Stinës së Pranverës.

Shfaqja u mbajt në kopshtin “Pranvera”, kurse të pranishëm krahas prindërve dhe stafit, ishte edhe delegacioni nga Komuna e Gostivarit që u kryesua nga sekretarja Ditmire Shehu dhe përgjegjësja e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Nafije Zendeli – Ziberi.

Vjersha dedikuar çerdhes dhe stinës së pranverës, si dhe valle të shumta, shoqëruan programin e përgatitur nga nxënësit dhe stafi edukativ i tre çerdheve publike që funksionojnë në suaza të Institutit Nacional Çerdhja për Fëmijë “Gëzimi fëmijëror”, në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button