fbpx

21 janari, Fajon: S’ka autorë, e papranueshme

Në takimin dy-ditor të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, që po mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, është ngritur edhe çështja e 21 janarit. Eurodeputetja Tanja Fajon.

Ka ngritur shqetësimin që ende nuk ka një fajtor për viktimat e protestës së 21 janari, duke e cilësuar si të papranueshme një gjë të tillë. 

“Ngrita çështjen e protestuesve të vrarë më 21 janar të vitit 2011 pranë selisë së qeverisë në Tiranë. Sërish nuk ka autorë, e papranueshme”, -shkruan eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, e cila është një nga parlamentaret më aktive për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Këtë qëndrim mësohet se Fajon e ka shtruar edhe përpara eurodeputetëve të tjerë në Parlamentin Evropian. 

Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e shtatë e komitetit për Stabilizim-Asociimin e Shqipërisë, ku marrin pjesë 14 deputetë të parlamentit shqiptar, nga pozita dhe opozita, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Ndërsa deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, mësohet se ka kërkuar që të dënohen nxitësit, organizatorët dhe financuesit e 21 janarit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button