Shkup, hapet Panairi Ndërkombëtar “Mobilje 2017”

Nga dita e sotme deri më datë 26 të këtij muaji mbi 400 ekspozues vendor dhe të huaj do të prezantojnë prodhimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar “Mobilje 2017”, ku përveç kompanive vendase, pajisje shtëpiake, makineri dhe lëndë të para të industrisë së mobiljeve do t’i ekspozojnë edhe kompani nga Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky panair është mundësi që të shihet trendi momental botëror i mobiljeve dhe dizajnit, si dhe ajo që është aktuale dhe moderne në tregun evropian të mobiljeve.

Siç njoftojnë organizatorët, në 16 mijë metra katrorë dhe në 11 salla të panairit përfshirë edhe sallën e dedikuar për makina dhe repromateriale për industrinë e prodhimit të mobiljeve, vizitorëve do t’u prezantohen mbi 10 mijë copë mobilje.

Disa nga përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse në panair besojnë se “pavarësisht përkeqësimit të situatës politike dhe ekonomike në vend do të jenë në gjendje të realizojnë dhe do të arrijnë qarkullimin e vitit të kaluar. Ata thonë se në këtë panair vizitorëve do t’u ofrojnë produkte të ndryshme dhe me çmim më të ulët, si dhe produkte me çmime të larta, në varësi të cilësisë së produktit”.

Çdo vit Panairi Ndërkombëtar i Mobiljeve ka mbi 50 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit përveç ekspozuesve të mobiljeve, pjesëmarrës janë edhe disa banka dhe kompani sigurimi të cilët vizitorëve do t’u ofrojnë volitshmëritë për kreditim dhe sigurim të shtëpive të tyre.

Panairit do të jetë i hapur për vizitorë prej orës 10:00 deri në orën 20:00. Çmimi i biletës hyrëse për vizitë individuale do të jetë 100 denarë, ndërsa për vizita grupore dhe për studentë, Panairi i Shkupit mundëson zbritje prej 50 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button