10 misionet që ndryshuan fatin e Luftës së Dytë Botërore

Lufta e Dytë Botërore u shenjua nga disa prej betejave më të mëdha të historisë së njerëzimit. Me miliona ushtarë në teatro të ndryshëm përreth globit, ajo ishte një luftë e luftuar në një shkallë të paprecedentë.

Por Lufta e Dytë Botrore nuk u luftua vetëm me ushtarë dhe makineritë e tyre industriale të luftës. Ajo pa edhe shfaqjen e një lloji të ri lufte që realizohej nga një lloj i ri ushtari: misione të fshehtë dhe operacione sekretë, të planifikuar për të goditur shënjestrat, thellë në prapavijat e armikut. Këta misione ishin po aq të rëndësishëm sa edhe betejat epike. Objektivat – realizoheshin apo jo me sukses – do ta conin fitoren e luftës në njërën anë apo në tjetrën, dhe do të kishin pasoja masive sa i përket rezultatit të saj përfundimtar. U luftuan nga një numër njerëzish të guximshëm në vende dhe situata nga më të rrezikshmit, teksa politika e Adolf Hitlerit për ekzekutimin e të gjithë komandove të armikut që kapeshin robër, nënkuptonte që ata që do të dorëzoheshin do të paguanin edhe cmimin final. Shumë prej organizatave të fshehta të ditëve të sotme mund t’i gjejnë rrënjët e tyre që tek Lufta e Dytë Botërore: Komandot Britanikë u krijuan prej vetë Uinston Churchillit; Zyra e Shërbimeve Strategjikë e SHBA (OSS) do të bëhej më vonë CIA, ndërkohë që SAS – forcat speciale më të famshme nga të gjitha – u krijuan në shkretëtirën e Afrikës Veriore në vitin 1941. Por lufta e Dytë Botërore nuk u luftua vetëm nga ushtarët; të gjithë luajtën pjesën e tyre, që nga civilët tek shkencëtarët, dhe disa prej misioneve të fshehtë më të rëndësishëm të luftës u ndërmorën dhe fitiuan prej ushtarëve të zakonshëm. Dhe, sic do të shihet, edhe një njeri i vdekur ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shpëtimin e mijëra jetëve të aleatëve në luftën kundër nazistëve.

Operacioni Pastorius

Nazistët pushtojnë SHBA

Data: Maj-Qershor 1942

Objektivi: Sabotazhi i shënjestrave kyce ekonomike dhe pengimi i përpjekjeve amerikane për luftë. Shënjestrat përfshinin impiantet hidroelektrikë në Ujëvarën e Niagarës, Stacioni i Pensilvanisë në Njuërk dhe impiantet e aluminit në Illinois.

Palët ndërluftuese: Agjentë të fshehtë nazistë, FBI

Skena: Në territorin e SHBA

Në 25 maj 1942, dy U-boat-e të nazistëve u nisën për në Shtetet e Bashkuara. Destinacionet e tyre ishin Long Island dhe Plazhi i Ponte Vedra, në Florida. Secila kishte katër agjentë të nazistëve. Misioni i tyre: Bombardimi i infrastrukturës jetësore amerikane të prodhimit. Dy prej tyre ishin nënshtetas amerikanë: Ernst Burger dhe Herbert Haupt. Gjashtë agjentët e tjerë, nënshtetas gjermanë, kishin punuar të gjithë në SHBA para luftës. Ata sollën me vete eksplozivë, detonatorë dhe rreth 175 mijë dollarë amerikanë. Fushata do të duhej të zgjaste dy vjet. Dy prej agjentëve, Burger dhe George John Dasch vendosën që të dezertojnë sapo zbritën në breg. Dasch u nis për në Uashington DC, ku u dorëzua tek FBI dhe ku, fillimisht e injoruan duke e konsideruar të marrë. Përgjigja e Dasch ishte që të hidhte mbi tryezë të gjithë buxhetin e tij prej 84 mijë dollarësh. Ai u ndalua menjëherë dhe u mor në pyetje. Në dy javët që pasuan agjentët e tjerë u arrestuan dhe u nxorrën para gjyqit. Të tetë agjentët, përfshirë Dasch dhe Burger, u dënuan me vdekje në karriken elektrike. Në këtë pikë ndërhyri presidenti Roosevelt dhe e uli dënimin për Dasch dhe Burger në 30 vjet heqje lirie dhe në burgim të përjetshëm, respektivisht. Agjentët e tjerë u ekzekutuan në një burg në Uashington. Pas luftës, Roosevelt u ofroi faljen Dasch dhe Burger me kushtin që të riktheheshin në Gjermani. Rezultati: Dështim. Teksa asnjë prej shënjestrave nuk u arrit të goditej, Operacioni Pastorius ishte një dështim total për nazistët. Nuk u shkoi mirë as agjentëve: vetëm dy prej tyre mbijetuan, edhe këta vetëm pas ndërhyrjes së Presidentit Roosevelt.

Misioni Tizard

Churchill, letër dashurie Amerikës

Data: Shtator 1940

Objektivi: Bashkëpunimi shkencor dhe teknik me SHBA, me qëllim që të vazhdojë ndihmën e saj për Britaninë.

Palët ndërluftuese: Henry Tizard, pjesëtarë të ushtrisë britanike dhe komuniteti shkencor

Skena: Territori i SHBA

Cili ishte Henry Tizard? Hentry Tizard (1885-1959) ishte një shkencëtar, pilot, pjesëtar i Royal Society dhe në karrierën e tij ai punoi për RAF, Shell, Ministrinë dhe Municioneve dhe Uinston Churchillin si këshilltar shkencor. Tizard mori dekoratën e Kalorësit në 1927, pastaj sërish në 1937 dhe së fundmi n 1949 kur mori Kryqin e Madh të Kalorësit, dekoratën më të lartë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë kryekëshilltari shkencor i Britanisë, dhe mes projekteve të tjerë u përfshi edhe në investigimin e UFO-ve dhe kërkimet për shpëlarjen e trurit në CIA. Jo cdo mision i fshehtë që u krye gjatë luftës kish në qendër ushtarë të patrembur që kryenin akte heroizmi nën mbulesën e errësirës; edhe njerëzit me kostume dhe shkencëtarët kishin një rol për të luajtur. Një mision i tillë do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për pozitën e Britanisë në botën industriale të pasluftës, një mision në të cilin Uinston Churchilli i dhuroi Shteteve të Bashkuara disa prej teknologjive më të përparuara që zotëronte Britania. Në këmbim, SHBA do të ofronte të gjithë peshën e saj industriale për kauzën e Britanisë. Churchilli dërgoi Henry Tizardin, bashkë me një numër shkencëtarësh dhe inxhinierësh të tjerë, në këtë mision. Ata morën me vete avionët dhe teknologjinë më të përparuar të aviacionit që kish parë ndonjëherë bota: Projektet e Frank Uhittle për motorrin e parë të një avioni; planet për një bombë atomike dhe, ndoshta më e rëndësishmja, dicka që quhej magnetron, që është një komponent kyc për radarët dhe që mund të gjendet sot tek mikrovalat (nëse po vrisni mendjen, është ajo pjesë që gjeneron mikrovalën). Kaq të cmuar ishin dokumentat dhe prototipet që ata morën, saqë u futën në një valixhe e cila ishte projektuar të fundosej në rast se anija e tyre sulmohej nga ndonjë U-boat e gjermanëve. Misioni ishte një sukses afatshkurtër – në të vërtetë SHBA i erdhi në ndihmë Britanisë. Por, në terma afatgjatë, Britania pagoi një cmim të lartë, dhe me teknologjinë e Tizard, SHBA i mori udhëheqjen Britanisë sa i përket prodhimit të avionëve, dhe që atëherë, nuk e ka lënë kryesimin. Në fakt, nuk është se mund të fajësohet Churchilli që i dorëzoi gjithë këto plane, në një moment kur makineria luftarake e Gjermanisë kërcënonte me pushtim për cdo ditë. Rezultati: Sukses. Ndërkohë që misioni ishte një sukses, teknologjia e fshehtë i ofroi një shtytje shumë të madhe industrisë amerikane të aviacionit në periudhën e pasluftës. Ndërkohë, industria e Britanisë pësoi zbehje.

Operacioni Frankton

Heronjtë e Guackës së Moluskut

Data: 7-12 Dhejtor 1942

Objektivi: Vendosja e minave në anijet gjermane të mallrave të ankoruara në Bordo, fundosjen e anijeve, arratisje në Spanjë.

Palët ndërluftuese: Marinsat mbretërorë, marina gjermane

Skena: Europë

Gjiri i Biscayt, 1942. Një nëndetëse britanike del në sipërfaqe disa milje larg nga grykëderdhja e Gironde. Pesë kanoe hyjnë në ujë, secila me nga dy marinsa mbretërorë si dhe një ngarkesë me mina. Ata nisen për në Bordo. Shënjestra: Anije gjermane të mallrave që janë të ankoruara në port. Mes tyre dhe shënjestrave? Dy varka ushtarake, 12 U-boat-e, 12 varka patrullimi, gjashtë heqëse minash M-class, ushtria gjermane si dhe 50 milje det të egërsuar. Shanset për sukses? Pothuajse zero. Në shtator të atij viti, britanikët kishin identifikuar Bordonë si një shënjestër kyce. Porti francez ishte një dhëmbëz jetësore e makinerisë gjermane të luftës, si destinacioni i shumë lëndëve të para që e mbanin në lëvizje ushtrinë e Gjermanisë. Kështu në 7 dhjetor, një njësi speciale e marinsave mbretërorë u nis për të fundosur sa më shumë anije mallrash që të mundej dhe më pas, nëse i mbijetonin sulmit, të arratiseshin përmes Pyrenees në Spanjë dhe më tej të ktheheshin në shtëpi, në Britani. Gjërat nuk nisën dhe aq mirë. Ditën e parë, dy kanoe u humbën në det. Më pas, në mëngjesin e 8 dhjetorit, ekuipazhi i Coalfish u kap nga gjermanët. Kështu që mbeteshin vetëm dy kanoe për të përfunduar sulmin. Në 11 dhjetor, ata mbërritën në Bordo dhe ishin gati për sulmin. Catfish zuri bregun perëndimor ndërsa Crayfish shkoi në jug. Në total ata u vendosën mina tetë anijeve, vazhduan teposhtë lumit dhe arritën të arratisen. Rezultati: Sukses. Misioni ishte një sukses i jashtëzakonshëm që u realizua mrekullisht. Churchilli vetë deklaroi se ky mision e shkurtoi me gjashtë muaj luftën.

Operacioni Flipper

Eleminimi i Dhelprës së Shkretëtirës

Data: 10-18 nëntor 1941

Objektivi: Vrasja e Marshallit Ervin Rommel

Palët ndërluftuese: Komando britanikë, Afrika Korps

Skena: Afrika e Veriut

Afrika e Veriut, dimri i vitit 1941. Forcat e Rommelit kishin bllokuar forcat britanike në rrethimin e Tobrukut dhe po kërcënonin që të merrnin Egjiptin. Ndërkohë që kishte plane për të përmbysur këtë situatë, Churchilli pa një mundësi që të përdorte komandot e tij për realizimin e një plani shumë të guximshëm: vrasjen e Rommelit. Qendra e Rommelit besohej se ndodhej në Beda Littoria në një vilë 29 kilometra larg nga Apollonia, në Libi. Në 10 nëntor, 59 komando hipën në dy nëndetëse RN. Destinacioni i tyre do të ishte një plazh 400 kilometra në brendësi të vijës së armiku. Gjërat nuk nisën dhe aq mirë: vetëm 36 prej atyre që u nisën arritën të dalin në breg për shkak të motit të keq, por kjo gjë nuk do i ndalte komandot. Ata improvizuan, duke u ndarë në tre skuadra ku secila kishte një shënjestër të vecantë. Këto përfshinin mjetet e komunikimit dhe vetë Rommelin. Skuadra arriti deri tek vila, po aty ndeshi në zjarrin e trupave gjermane, ku humbi edhe komandantin, Lt Kolonelin Geoffrey Keyes. Ndonëse shumica e komandove arritën të tërhiqen në pikën e takimit, moti i keq ua bëri të pamundur që të hipnin sërish në nëndetëse. Vetëm dy komando arritën të kthehen në shtëpi pas një udhëtimi shumë të gjatë nëpër shkretëtirë. Rezultati: Dështim. Misioni ishte një dështim total, ndonëse thuhet se Rommeli kishte deklaruar: “Ishte një oepracion brilant dhe i kryer me një guxim të jashtëzakonshëm”. Dhelpra e Shkretëtirës: Ervin Rommel (1891-1944) konsiderohet një prej udhëheqësve të mëdhenj ushtarakë gjermanë të Luftës së Dytë. Ai luajti rol në pushtimin e Francës dhe Belgjikës në 1940 dhe mbrojtjen e Normandisë në 1944. Por, nofkën Dhelpra e Shkretëtirës ai e mori në Afrikën e Veriut ku dhe u ndesh me kundërshtarin e tij më të famshëm, Field Marshal Montgomery. I dërguar në Libi në vitin 1941, Rommeli dhe Panzerat e tij duhej të mbështesnin trupat italiane dhe të dëbonin Aleatët nga Afrika. Një kombinim i tankeve më të fuqishëm dhe taktikave brilante të Rommellit pothuajse coi në humbje për Montgomeryn. Përvec arritjeve të tij ushtarake, Rommeli nuk ishte një fans i Hitlerit dhe politikave të tij, duke injoruar të gjithë urdhërat për të vrarë civilë, komando të armikut dhe ushtarë hebrenj. Më tej, nga fundi i luftës, ai u përfshi në një komplot për të vrarë Hitlerin. Pasi u zbulua, Rommeli u detyrua të kryejë vetëvrasje pas bërjes së një marrëveshjeje për të mbrojtur familjen e tij.

Operacioni e Panjohura

USS Indianapolis sjell bombën atomike

Data: Korrik 1945

Objektivi: Dorëzimi i bombës atomike Little Boy tek Forcat Ajrore të SHBA

Palët ndërluftuese: Marina e SHBA, Marina Perandorake Japoneze

Skena: Paqësori

30 korrik 1945. Një anije e vetmuar po shkon nga Guam në Filipine. Krejt papritur, dy shpërthime hedhin në erë harkun e anijes. Ajo nis të lëkundet dhe më pas fundoset pa lënë gjurmë. Pas 12 minutash, është zhdukur. Vetëm pak ditë më herët, anija USS Indianapolis kishte kryer misionin më të rëndësishëm në Luftën e Paqësorit deri atë ditë. Ajo kishte transportuar pjesë të rëndësishme për bombën atomike Little Boy, duke përfshirë edhe pjesën shpërthyese, Uranium-235. Në fakt, bomba Little Boy kishte kërkuar gjysmën e furnizimit botëror për këtë komponent të cmuar. Destinacioni i saj ishte baza amerikane në ishullin e Tinianit. Pasi të ishte realizuar dorëzimi, ajo kish marrë urdhëra të rinj: të takohej me USS Idaho në Leyte, në Filipine. Ky ishte momenti kur e gjetën nëndetëset japoneze. Në mënyrë të pashpjegueshme, Indianapolis ishte lejuar të udhëtonte pa një shoqëruese dhe pa asnjë lloj pajisjeje për pikasje nëndetësesh, dhe tani marinarët e saj do të paguanin cmimin. Sipas raportit zyrtar, shpejtësia e fundosjes së saj tregonte që ekuipazhi nuk kishte dërguar një sinjal alarmi. Askush nuk e dinte që ishte në telashe. Në mënyrë krejt rastësore, ekuipazhi i Indianapolis u pikas prej pilotëve amerikanë gjatë fluturimeve rutinë. Në atë kohë, ekuipazhi kish qenë në ujë prej tre ditësh. Nga 1196 pjesëtarët në bord, vetëm 900 arritën të hidhen në ujë. Në kohën kur nisi shpëtimi në 2 gusht, vetëm 317 marinarë kishin mbijetuar. Pothuajse 600 të tjerë ishin humbur prej ekspozimit, vetëvrasjeve, dehidratimit dhe sulmeve të peshkaqenëve. Dorëzimi i bombës kish qenë një sukses, po me cfarë cmimi? Fundosja e Indianapolis mbetet edhe sot e kësaj dite katastrofa më e madhe detare në historinë e Amerikës.

Operacioni Hakmarrja

Hakmarrje për Pearl Harbourin

Data: 18 prill 1943

Objektivi: Vrasja e Admiralit Yamamoto, komandant i Marinës Perandorake Japoneze

Palët Ndërluftuese: Marina e SHBA. Marina Perandorake Japoneze

Skena: Paqësori

7 dhjetor 1941. Dita kur Japonia sulmoi marinën e SHBA në Pearl Harbour dhe kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore. Njeriu që planifikoi sulmin? Admirali Isoroku Yamamoto, komandant i Marinës Perandorake Japoneze. Marina e SHBA pati një arritje të jashtëzakonshme në fillim të vitit 1943 kur theu kodet detarë të japonezëve. Kështu që, kur u kap një mesazh në prill që përshkruante me detaje udhëtimin inspektues të Yamamotos në Ishujt Solomon, marina hartoi një plan për ta qëlluar dhe vrarë. Avionët amerikanë duhej të bënin një udhëtim prej 1000 miljesh për të mos u pikasur, që do të thoshte se ekzistonte vetëm një plan që mund ta kryente: P38G Lightning. Për të mos u pikasur, avionët duhej të fluturonin jo më lart se 15 metra dhe të mbanin të fikura radiot. Ata mbërritën në pikën ku do e ndeshnin një minutë më herët. Ndërkohë që avionët gjuajtës shoqërues u sulmuan nga avionët amerikanë, një prej avionëve Lightning sulmoi mjetin e transportit të Yamamotos dhe e goditi, duke e detyruar të bjerë në xhunglën poshtë. Pas kësaj, avionët Lightning u kthyen në bazë. Rezultati: Sukses. Marina e SHBA qëlloi njeriun që donte, morali i japonezëve u dëmtua rëndë dhe u mor hak për sulmin në Pearl harbour. Profili i shënjestrës: Isoroku Yamamoto. Lindur në 1884 në Nagaoka, Japoni. Vdiq në prill 1943, në Papua, Guinea e Re. Grada: Marshall Admiral. I lindur me emrin Isoroku Takano, Yamamoto ishte djali i Takano Sadayoshi, një samuraj në rajonin e Nagaokas. Ai u adoptua në 1916 nga familja Yamamoto dhe mori emrin e tyre. Tashmë kishte shërbyer prej 12 vitesh në marinën japoneze dhe kish arritur gradën e Komandant Lejtnantit. Në vitin 1923 u bë kapiten dhe në 1940 u bë admiral. Mes viteve 1919-21 Yamamoto studioi në Harvard, dicka që mund të ketë pasur peshë në kundërshtimin e tij për luftën me SHBA. Pavarësisht kësaj, ishte i tij plani që zbatoi marina japoneze kur sulmoi Pearl harbourin në vitin 1941.

Task Force Baum

Gafa e madhe e Pattonit

Data: 26 mars 1945

Objektivi: Clirimi i kampit të robërve të luftës Oflag XIII-B, dhe shpëtimi i dhëndrrit të Patton, John Uaters Palët ndërluftuese: Ushtria e SHBA, Ushtria gjermane, Garda vendëse

Skena: Europë

I planifikuar nga Gjenerali Patton dhe komanduar nga Kapiteni Abraham Baum – qëllimi i Task Force Baum ishte që të hynte 50 milje në territorin e armikut dhe të clironte kampin e të burgosurve të luftës në Hammelburg në Gjermani. Megjithatë, ky nuk ishte një kamp i cfarëdoshëm robërish të luftës, pasi atje mbahej edhe John Uaters, dhëndrri i Patton. Uaters ishte kapur në Tunizi gjatë fushatës në Afrikën Veriore dhe kohët e fundit ishte zhvendosur aty nga Silesia, duke i dhënë kështu Pattonit shansin e tij. Problemi kryesor që ndeshi task forca ishte se ata nuk e dinin ku ndodhej kampi, dhe me vetëm 15 harta mes tyre, atyre iu desh të mbështeten në informacionet që siguronin duke pyetur vendasit, për të arritur shënjestrën e tyre. Në 27 mars, ata kishin arritur në kamp. Uaters u kap, por u qëllua në prapanicë nga një ushtar gjerman. I pamundur të lëvizte, ai u desh të lihej në kamp. Kur task forca e Baum nisi tërheqjen në vijat e tyre, ata u rrethuan dhe sulmuan nga forcat gjermane, duke u detyruar të dorëzohen. Baum nuk e kish ditur aspak që task forca e tij ishte ndjekur nga një avion vrojtimi gjerman gjatë gjithë kohës. Nga 300 që morën pjesë në operacion, 32 u vranë në aksion dhe 35 u kthyen në territorin e aleatëve, ndërsa pjesa tjetër u kapën robër, përfshirë Baumin. Rezultati: Dështim. Ishte një dështim total. Patton u kritikua nga gjenerali Eisenhouer për veprimet e tij. Por të paktën Baumi mori një medalje.

Operacioni Gunnerside

Heronjtë e vërtetë të Telemark

Data: 16-28 shkurt 1943

Objektivi: Shkatërrimi i impiantit hidro-kimik i Vemork Norsk në Telemark

Protagonistët: SOE, Komando britanikë, rezistenca norvegjeze, Gjermania naziste

Skena: Europë

Në vitin 1942, gara për të ndërtuar bombën e parë atomike ishte ndezur. Ndërkohë që amerikanët dhe britanikët punonin me projektin Manhattan në Nju Meksiko, nazistët po bënin përpjekje për të njëjtin qëllim në Norvegji. Impianti hidrokimik në Vemork ishte i vetmi vend në botë që po prodhonte ujë të rëndë – një komponent i rëndësishëm për ndërtimin e një reaktori bërthamor – dhe nazistët e kishin. Aleatët e dinin që duhej të ndalnin prodhimin në impiant, por fabrika ishte thellë në male, gjë që e bënte të pamundur një sulm nga ajri. Skuadra e Operacioneve Specialë britanike, SOE, kishte dërguar agjentë në rajonnjë vit më herët dhe kish kryer një operacion katastrofë në nëntor 1942, ku të gjithë komandot britanikë ishin vrarë. Tani ishte radha e norvegjezëve. Gjashtë komando norvegjezë u hodhën me parashutë në Telemark në 16 shkurt. Ata u takuan me agjentët që ishin dërguar një vit më herët dhe bënë plane për një sulm final. I vetmi opsion ishte një sulm nga toka në të vetmen hyrje të fabrikës: përgjatë një ure të ngushtë 300 metra mbi një luginë. Zona ishte e minuar dhe vëzhgohej me projektorë. Por në vend që të sulmonin përmes urës, komandot vendosën të ngjitën nga poshtë, të kalonin lumin e ngrirë dhe të ringjiteshin prapë në anën tjetër. Në mënyrë të pabesueshme, arritën pa u pikasur. Një agjent nga brenda fabrikës u kish dhënë plane të detajuar kështu që e dinin me saktësi ku të shkonin dhe ku të vendosnin eksplozivët. Ngarkesat me eksplozivë u vendosën dhe në vendngjarje u lanë automatikë britanikë me qëllim që nazistët të mendonin që kish qenë një sulm i gjithi britanik – me qëllim që të mos kish raprezalje kundër popullsisë lokale. Eksplozivët u ndezën dhe sallat e ujit të rëndë u shkatërruan totalisht. Rezultati: Sukses. Furnizimi i nazistëve me ujin e rëndë u shkatërrua tërësisht dhe u dëmtuan edhe pajisje jetësore për prodhimin e bombës. Më tej vijoi një operacion masiv, por më kot: komandot arritën që të arratiseshin përmes Norvegjisë dhe Suedisë.

Operacioni Source

Fundosja e Tirpitz!

Data: 20-23 shtator 1943

Objektivi: Fundosja e tre anijeve të mëdha luftarake gjermane të vendosura në Norvegji – Tirpitz, Schamhorst dhe Luetzou

Palët ndërluftuese: Marina mbretërore, Marina mbretërore australiane, Marina Gjermane

Skena: Deti i Veriut

Ndërkohë që zhvillohej lufta kundër Bashkimit Sovjetik, Hitleri urdhëroi anijet e tij në Detin e Veriut që të ndalin dhe fundosin anijet sovjetike që transportonin furnizime nga Islanda. Përgjigja britanike ishte që të niste një sulm të guximshëm kundër tre anijeve mëtë mëdha të marinës gjermane: Tirpitz, Schamhorst dhe Luetzou. Si një prej anijeve më të mëdha luftarake të Gjermanisë, Tirpitz cmohej shumë. Për të, Churchilli kish thënë: “Shkatërrimi apo edhe gjymtimi i kësaj anijeje është arritja më e madhe e kësaj kohe”. Tre anijet ishin vendosur në Norvegjinë e pushtuar. Plani britanik ishte që të arrihej fshehurazi tek anijet me nëndetëse xhuxhe që mbanin vetëm tre vetë dhe të përdoreshin eksplozivë. Gjashtë mini nëndetëset u vendosën në nëndetëse normale nga Skocia deri në Norvegji në 20 shtator. X-craft sulmoi në 22 shtator. Tre X-craft humbën rrugës drejt shënjestrës duke lënë X5, X6 dhe X7 që të sulmonin Tirpitzin. Besohet se X5 u fundos nga tirpitz, por X6 dhe X7 mundën të hedhin ngarkesat me eksplozivë poshtë shënjestrës. Ato shpërthyen dhe Tirpitzi nuk u fundos, por u dëmtua kaq rëndë saqë nuk mund të funksiononte për gjashtë muaj. Dy mininëndetëset u pikasën dhe u sulmuan. Ekuipazhit iu desh t’i braktisë dhe ata u kapën robër. Rezultati: Sukses. Ndonëse Tirpitz nuk u fundos, ajo u dëmtua rëndë – aq shumë sa mbeti jashtë luftimeve deri në prill 1944.

Operacioni Mincemeat

Si i mashtroi nazistët një spiun i vdekur. Duke ndryshuar luftën

Data: 30 prill 1943 Objektivi: Përhapja e disinformacionit për të mbuluar pushtimin e Italisë nga Aleatët

Palët ndërluftuese: SOE, shërbimi i fshehtë gjerman

Skena: Itali

Operacioni Mincemeat ishte mashtrimi më i madh i realizuar ndonjëherë në kohë lufte, dhe u bë edhe më i spikatur për një arsye: spiuni që e kreu ishte i vdekur. Mincemeat ishte konceptuar nga dy burra: Charles Cholmondeley dhe Even Montagu. Qëllimi i misionit ishte të gënjeheshin gjermanët që të mendonin se Aleatët do të pushtonin Greqinë, kur shënjestra e vërtetë ishte Sicilia. Plani i tyre ishte të përdornin trupin en jë njeriu që kish vdekur së fundmi dhe t’i jepnin një identitet të ri; një portofol me dokumenta, fatura, fotografi e kështu me radhë iu vendos në xhep. NJë histori e tërë bindëse me qëllim që nazistët të besonin se ishte një person real. Ata i bashkëngjitën trupit, me pranga, edhe një valixhe ku përmbaheshin dokumenta falsë që flisnin për pushtimin e Greqisë nga Aleatët. “Uilliam Martin” u zbulua mëngjesin e 30 prillit nga një peshkatar spanjoll sardelesh dhe iu dorëzua Adolf Claussit, një agjenti gjerman që punonte në Huelva, Spanjë. Mincemeat u gëlltit i tëri dhe disinformimi shkoi lart në zinxhirin e komandës, deri tek Hitleri. Si rezultat, nazistët i riorientuan mbrojtjet tek Greqia, duke e dobësuar shumë gjatë këtij procesi mbrojtjen në Sicili. Kaq të sigurtë ishin gjermanët për të vërtetën e letrave të Uilliam Martin, saqë besuan se pushtimi i Sicilisë ishte një taktikë diversioniste dhe që sulmi i vërtetë do të ishte Greqia. Kur nisën të reagojnë, dy javë më vonë, Aleatët tashmë kishin fituar shumë terren dhe ishin drejt clirimit të Italisë. Rezultati: Sukses. Operacioni Mincemeat ishte një sukses total dhe shpëtoi me mijëra jetë njerëzish. Një prej agjentëve që punoi në operacion ishte Ian Fleming, i cili do të shkruante romanet e James Bond. /bota.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button