Grinden shoqatat “patriotike”, s’ka pasur para për të gjithë protestuesit

Janë grindur shoqatat “patriotike” të cilat janë pjesë e protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilat udhëhiqen nga  persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së mëson “Plusinfo”, transmeton Portalb.mk.

Sipas burimeve, një shoqatës nga Prilepi i janë transferuar paratë në llogari për organizimin e aktiviteteve lidhur me protestat, gjë që nuk ka ndodhur edhe me shoqatat tjera, gjë që ka shkaktuar reagime mes shoqatave, që ka ardhur deri te humbja e masivitetit të protestave.

Shoqata me shënjën “Shoqata Patriotike Maqedonase” kanë filluar masovikisht të paraqiten nëpër Maqedoni pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevksi për “desorosoizim të Maqedonisë”. Sipas burimeve, gjithashtu janë formuar edhe parastruktura “për çdo rast”, nëse PSP i vihet pas Gruevskit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button