30 ditë paraburgim për të arrestuarit në aksionin policor “Kalabria”

Gjykata shqiptoi paraburgim 30 ditorë për 13 të arrestuarit në aksionin policor ‘Kalabria’ të një dite më parë në Kumanovë. Familja Aliu, prej rreth 10 vitesh ka qenë e përfshirë në krime të ndryshme duke shpërlarë 4 milion euro. Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe kryeprokurori Marko Zvërlevski bën të ditur se kumanovari 43 vjeçar dhe 12 anëtarët e tjerë të familjes së tij kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prona të tundshme dhe të patundshme, ndërkaq janë madhe edhe me tregti parash dhe lëndëve narkotike nga Maqedonia në Zvicër.

 ‘Pjesëtarët e këtij grupi kriminel, në sistemin legal bankarë përmes llogarive të tyre si persona fizik por edhe përmes xhiro-llogarive të personave juridik, nëpërmjet hyrje-daljeve të llogarive në denarë dhe deviza kanë lëshuar në qarkullim rreth 4 milion euro. Para e fituara në mënyrë kriminele i kanë shndërruar në prona; pasuri të tundshme dhe të patundshme me qëllim që të fshihen të ardhurat kriminele’, deklaroi Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.

“Kanë pasur dhe rrjetin e tyre, me ndihmën e të cilit kanë transportuar dhe shitur heroinë në Zvicër, ndërkaq paratë kanë përfunduar në vend përmes agjencive për transferim të shpejtë. Para kanë përfituar nga firmat ndërtimore të cilat i kanë çuar në bankrot, duke mos ua paguar për shërbimin e kryer”, theksoi kryeprokurori publik, Marko Zvërlevski.

Prokuroria njoftoi se ka zgjeruar hetimin dhe ka ngrirë pronën e familjes. Në aksionin e djeshëm  që u zhvillua në disa lagje të Kumanovës kanë marrë pjesë mbi 350 policë të njësitit për intervenim të shpejtë. Në shtëpitë e të arrestuarve policia ka sekuestruar 30 mijë euro, bllok-shënime për shumën e parave të dhëna me kamatë, marrëveshje shitblerjeje për patundshmëri, akte noteriale, vetura, kompjuter dhe armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Back to top button