Sela konfirmon: Nuk e përkrahim listën e Menduh Thaçit

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela pas takimit të sotëm me ambasadorin e Zvicrës dhe atë të OSBE-së, u prononcua edhe për situatën e fundit politike që po zhvillohet në kuadër të PDSH-se lidhur me qëndrimet e kundërta që kjo e fundit i ka me degën e Strugës, sa i përket listës së kandidatëve për deputetët në zgjedhjet lokale.

“Ziadin Sela fillimisht është anëtar i PDSH-së, anëtarësinë e tij e ka paguar në nëndegën e tij në fshatin Livadhi, pastaj është anëtar i kuvendit të degës së Strugës ,dhe pastaj është anëtar i kryesisë qendrore, dhe për këtë Ziadin Sela qëndron pas çdo vendimi dhe pas çdo deklarate që ka sjellë dega e PDSH-se në Strugë, e do të qëndroj deri në fund. Në këtu në Strugë duam të fitojmë, i kemi te gjitha kushtet për të fituar, siç edhe e dëshmuam në zgjedhjet e fundit lokale, se ne kemi kapacitet të fitojmë, prandaj i fituam te gjitha partitë në Maqedoni, tani duhet përsëri të fitojmë dhe ky është qëllimi i vetëm i degës së Strugës, nëse dikush do që ne të humbim këtu në Strugë, ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë, nuk do te dakordohemi me listën” – tha Sela, transmeton Drini.

Lidhur me takimin e shumëpërfolur dje, në ambasadën e SHBA-ve, Sela deklaroi se është në vazhdën e takimeve qe ai si kryetar i komunës së Strugës si dhe si politikan po realizon me ambasadorë te vendeve të ndryshme.

“Kam pas takime me ambasadën e SHBA-ve, edhe me herët, është në vazhdën e takimeve që i bëj si kryetar i komunës së Strugës dhe si politikan aktiv. Sa i përket asaj që u bisedua, në këto takime zakonisht bisedohet për situata te ndryshme politike, ndërsa ju them se kësaj radhe më se pakti u bisedua për këtë situatë që ju po pyetni” theksoi Zijadin Sela.

Ndryshe, lideri i PDSH -së, Menduh Thaçi lidhur me këtë kishte deklaruar, – ”Ato vendime nuk kthehen prapa. Ato janë vendime të pastra. Lista me kandidatët kaloi në Kuvendin e degës së Strugës dhe në Kuvendin qendror të partisë. Gjithkund ka disa reagime individuale, por vendimi nuk kthehet prapa”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button