Gruevski: Nuk e kemi aleat BDI-në, por PDSH-në

“BDI nuk është aleati jonë tradicional, alet a kemi PDSH, por për shkak të parimit “fituesi me fituesin” ne kemi hyrë me BDI-në”, kështu deklarohet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list”, njofton Portalb.mk.

“Bisedimet dështuan me BDI-në për faktin se nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe nuk ishim të përgatitur që të pranojmë gjithçka që është vendosur në tavolinë. Parimi ynë ishte se ne duam që të formojmë Qeveri, por jo me çdo kusht”, shprehet Gruevski.

Gruevski më tej shton se “nuk ka asgjë kundër rritjes së të drejtave të bashkësive etnike, përfshirë edhe gjuhën shqipe, në komunat ku jetojnë mbi 20% të tyre”.

“Ne kemi vërejtje serioze në lidhje me elementet që do ta ridefinonin Maqedoninë nga shtet multietnik në shtet binacional, e cila do të transformohej në konfederatë. Propozimet që i kanë ofruar seriozisht e shkelin dhe i kositin dispozitat kushtetuese, për shkak së cilës edhe nuk mundëm t’i pranojmë. Që nga fillimi, qëndrimi ynë ishte se nuk kemi për qëllim që të negociojmë sipas Platformës nga Tirana, që ishte e papranueshme për BDI-në. Atë që ne nuk e pranuam, pasi që vlerësuam se është e rrezikshme për Maqedoninë, e pranoi Zoran Zaevi. Për shkak së cilës edhe njerëzit dalin në rrugë”, shton më tej Gruevski.

I pyetur se si do ta zgjidh çështjen shqiptare në Maqedoni, Gruevski nuk jep përgjigje konkrete.

“Maqedonia është njëra nga shtet e rralla, nëse jo edhe e vetmja në Evropë, në të cilën përfaqësuesit e komuniteteve etnike gëzojnë të drejta të mëdha. Ajo njëkohësisht është edhe thesari ynë. Nuk guxojmë që të lejojmë ta humbim atë thesar. Duhet vazhdimisht që të punohet në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, turqve, serbëve, kroatëve, romëve, vllahëve dhe të gjithë tjerëve në kuadër të Kushtetutës, parimeve evropiane, pa dhunë dhe pa shantazhe, por edhe pa përzierje nga jashtë”, shton Gruevski.

Për PDSH-në Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoni nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë e pranuar sepse është “një paçavure ruso-sllave”. Këto komente i bëri kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi më 12 shkurt të këtij viti, kur u ri-zgjodh kryetar i kësaj partie pasi dha dorëheqjen dy muaj më parë pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Lartë platformës shqiptare ka dy premisa që tregon se ajo nuk është shqiptare, ‘Ustavot na R.Makedonija’ dhe Marrëveshja e Ohrit e gjithë kjo është bë që të eliminohet shtylla bazë e platformës së PDSH-së që është vendimmarrja me konsenzus të plotë dhe parlamenti dy dhomësh. Më pastaj çështjet tjera janë tërësisht të lehta, kjo platformë që e quajn platformë e gjithë shqiptarëve është dhe do të jetë e pa pranueshme për PDSH-në”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button