Memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Strugës dhe Misionit të OSBE

Sot në orën u nënshkrua Memorandumi për Mirëkuptim  me titullin ‘’ Ndërmjetësim për Ndryshim’’ mes Komunës së Strugës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup. Ky memorandum përmban në vetvete projekte bashkëpunimi në fushën e sigurisë në shkolla. Nga projekti priten 2 rezultate më thelbësore dhe atë themelimi i një sistemi funksional për ndërmjetësim në shkollat e mesme të gjashtë komunave si dhe nxitja e bashkëveprimit pozitiv mes studentëve, arsimtarëve dhe stafit shkollor në shkollat e mesme në këto komuna.

”I përshëndes të dy miqtë ambasadorë, atë të Misionit të OSBE në Shkup z. Ralf Breth  dhe atë të Zvicrës ,Stefano Lazzaroto. Jam i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi bashkëpunimi, që ka të bëjë me sigurinë në shkolla , për ndërtimin e kapaciteteve të tolerancës ndërmjet nxënësve. Ky është një hap mirë , që shkon konform edhe qëllimeve strategjike , që komuna i ka.Pra shkollat të bëhen shembuj bashkëjetese për të gjithë qytetin” U shpreh Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela.

Ndërkaq  i gjithë projekti , që filloi sot do të realizohet në disa komuna të tjera dhe do të përfundojë në gusht të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button