Në Tetovë u promovua bilbord i gjelbër – pastrues i ajrit

Ambasadorja gjermane, Kristina Althauzer, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe  përfaqësues të OJQ-së “Ekovetëdija” sot e promovuan projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve koimatike “City tree”. Bëhet fjalë për bilborde të gjelbra – pastrues të ajrit të cilët do të vendosen para Qendrës për kulturë në Tetovë dhe në qendër të Shkupit.

“City Tree në Tetovë – kishim nderin që në Tetovë sot të promovojmë kopshit vertikal me myshqe vaskulare që bën pastrimin e ajrit dhe njëherit do të ndikojë te të gjithë ne për pasojat dhe mënyrën se si gjithë secili prej nesh mund të ndikojë në reduktimin e ndotjes të ajrit ambiental në Tetovë. Falemnderoj ambasadën e Republikës Gjermane, znj. Christine Althauser, Shoqatën Eko-Svest nga Shkupi, si dhe bizneset Vezë Sharri, Ecolog, Pro-Credit Bank dhe Dimed që ndihmuan financiarisht realizimin e këtij projekti senzibilizues ekologjik. Projekti City Tree do të vazhdojë të implemebtohet edhe përmes ligjeratave edukative në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës si dhe aktivitete të tjera që synojnë rritjen e vetëdijes qytetare për sa i përket problemit të ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike”, shrkuan Arifi në Facebook.

“City tree” paraqet strukturë vertikale nga lloje specifike të myshkut me bimë vakulare të cilat “hanë” pluhur të imët, okside azoti dhe ozon dhe kanë aftësi të neutralizojnë 240 tonë dioksid karboni në vit.

Projekti është mundësuar me ndihmë të mjeteve nga fondi për ndryshime klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rrepublikës Federale të Gjermanisë. Furnizimin e dy bilbordeve e mundësuan kompanitë Pakomak, Enerxhi deliveri sollushëns, Ekolog, Vezë Sharri, ProKredit Banka, DHL, Knauf dhe De Med.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Njerezit shkojne ne kosmos, bajne ndertesa gjigante per me pak se 1muaj, riparojne qindra metra autostrade brenda nate et etj,Teuta merret me gjera shume shume te imeta….
    Cfare poshtersie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button