Rruga industriale në Tetovë e rrezikshme për nxënësit e shkollës

 Rruga Video Smilevski  Bato është një aks rrugorë i rrezikshme  për këmbësorët  sidomos, për nxënësit e  shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”.

Aksidenti  i djeshëm i djalit tetë  vjeçar  B SH i cili jeton në lagjen gjashtë Vardarit dëshmoi edhe një herë se është koha e fundit që autoritete komunale të marrin masa për të gjetur një zgjidhje për këtë problem.

 Në  vendin ku për çdo ditë kalojnë fëmijët ka të vendosur  një semafor I cili është me sustë,  dhe ka të shënuar   vend për kalim këmbësorësh , nuk është i mjaftueshëm për të siguruar kalim të sigurt  për nxënësit , sidomos për  fëmijët të moshave pesë, gjashtë dhe shtatë  vjeçar të cilët nuk janë të njoftuar mirë me  shenjat  dhe rregullat e komunikacionit.

 Drejtori i shkollës Kirili dhe Metodi, Satkli Ismaili thotë se “ne si shkollë kemi bërë kërkesë disa herë edhe atë kërkesën e fundit  e kemi bërë me datë 3.10.2013, për të marrë masa sigurie për nxënësit, por nuk ka pasur  asnjë gjë konkrete”.  Ai thotë se është momenti i fundi për të kërkuar, të  merren  masa, rasti i djeshme tregoi se masat e mara nuk janë  adekuate dhe nuk plotësojnë nevojat e nxënësve”.

 Nga ata tjetër udhëheqësi i sektorit për veprimtari Publike Amet Qazimi  thotë se “ ata  janë përgjegjës për ,siguri në nxënësve dhe për këtë  kanë pasur takime , ne do të mundohemi që të sigurojmë nxënësit duke  vizatuar vijat për këmbësorët  dhe nxënësit do të   organizojmë edhe  takime me nxënësit për ti njoftuar  me rregullat në komunikacion”.

 Ndërsa  udhëheqësi i  sektorit për komutacion në Tetovë Hysen Demiri   thotë se “ ne jemi duke shqyrtuar  mundësitë tona për të marrë masa për  rregulluar  edhe këtë  çështje, rekomandimet nuk respektohen edhe nga shoferët dhe ne duhet që të marrim masa tjera do të shtojmë shenjat dhe ndoshta me pëlqimin  e të tjetërëve  do të vendosim pengesa në rrugë.

 Nga policia e Tetovës thonë se ata do të shtojnë patrullimin , ndërsa për masa  tjera ata nuk janë kompetentë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button