Shitet Handanoviç, për të blerë Evran

Interi e ka ndërmend të bëjë disa shitje dhe blerje në verë. Sipas mediave italiane, Inter ka vendosur të shesë në verë edhe portierin e parë të skuadrës, Samir Handanoviç. Shitja e portierit slloven do të pasuronte buxhetin e Interit për blerje të reja.

Në vend të Handanoviç, në skuadër do të rikthehet portieri i talentuar i Interit, Francesco Bardi. Portieri italian është i huazuar e Livorno ku ka rënë në sy të shumë skuadrave pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Interi do të bëjë gjithçka që në verë të sjell edhe një yll tjetër të Manchester United. Patrice Evra është dëshira e radhës për skuadrën neroazzure.

Lajme të ngjashme

Back to top button