Pendarovski: Do të jem president i gjithë qytetarëve

Lidhja Social Demokrate ka dorëzuar në Komisioni Shtetëror Zgjedhor kandidaturën për Stevo Pendarovskin. 

Atë e dorëzoi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski i cili pas dorëzimit deklaroi se Pendarovski është një njeri i cili meriton të bëhet president i Republikës së Maqedonisë.

Pendarovski falënderoi deputetët dhe grupin parlamentarë të LSDM-së për nënshkrimet e grumbulluara dhe për besimin e  tyre që ja kanë dhënë.

“Dëshiroj të theksoj, duke pasur respekt maksimal për ata që me përkrahën me nënshkrimin e tyre, se un dëshiroj të jem president i të gjithë qytetarëve pa marr parasysh përkatësinë  tyre partiake, fetare apo religjioze”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button