fbpx

Vihen në funksion aparaturat më moderne në spitalin e Tetovës

Në spitalin e  Tetovës janë vënë në përdorim kompjuteri tomografik dhe magnet rezonanca, i shoqëruar nga një staf i edukuar dhe i aftë të bëjë incizimet.

Bëhet fjalë për aparatura më modern, teknologji e fjalës së fundit, që janë vendosur në katin përdhese në repartin  diagnostik dhe urgjent në spitalin e Tetovës.

Mungesa e këtyre aparaturave, u ka kushtuar shumë kohë dhe para qytetarëve të Tetovës të cilët kanë pritur me muaj për të bërë incizimet në qendrat tjera spitalore.

“Nuk do të jetë më kështu, gjithçka do të jetë në funksion të një shërbimi më të mirë dhe më efikas se që ka qenë deri më tani”, thotë drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi.

“Me kënaqësi informojmë qytetarët se më nuk do të bëjnë harxhime shtesë duke shkuar në institucionet e tjera të vendit. Do të shkurtohet koha e pritjes për shërbimeve, sepse në vende tjera pritet me muaji”, thotë Florin Besimi.

Drejtori, thotë se këtë javë kemi pasur pacientët e parë që kanë pas nevojë për diagnostifikim të shpejt dhe rastet urgjente. Ndërsa nga e Hëna shërbimet mund të bëhen për të gjithë qytetarët.

Kjo aparaturë ka ardhur që më herët, këto ditë është vënë në funksionim, shkaku i vonesës kanë qenë punët shtesë në qendrën diagnostike dhe urgjente.

“Kuadri ka qene në edukim për këtë lloj aparature, si mjekët specialist ashtu edhe rëntgen teknologët, që përbëjnë  komplet  stafin.  Kemi përkrahjen e prodhuesve që  i ka sjellë  edukatorët dhe stafi bashku me ato i bënë incizimet. Përshtypja e tyre është se personeli I spitalit që po edukohet është i aftë ti bëjë  inçizimet”, thotë Florin Besimi.

Edukimi do të zgjasë 4 javë nga 5 ditë  dhe si do të aplikohen programet dhe protokollet ashtu do të shtohet llojet e incizimeve.

Drejtori, Florin Besimi, thotë se me vendosjen e këtyre aparaturave ka filluar gradualisht të lëshohet në përdorim qendra për diagnostifikim dhe urgjencë, që do të marrë formën e plotë varësisht nga dinamika e punës për rregullimin e kateve të sipërme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button