Dritan Lleshi : Protesta e 14 marsit do të jetë vendimtare për mbrojtjen e Radikës

Protesta e 14 marsit, ka çuar në këmbë gjithë dibranët pa dallim, të gjithë të indinjuar dhe të shqetësuar nga neglizhenca  e Gruevskit  . Kryesuesi i OJQ-ve në Dibër, Dritan Lleshi dhe ambientalisti dibran pranë Qendrës për zhvillim të qëndrueshëm , Shuip Marku, e konsiderojnë si shumë të rëndësishme protestën e rahdës për mos realizimin e projektit “Fusha e Llukovës”.

Në pyetjen e Portalb, çfarë ndikimi do të ketë protesta e 14 marsit , si e vlerësojnë ata dhe a do të ketë suksese pas këtyre protestave kundër devijimit të lumit Radikë, ata u shprehën me një bindje të plotë se shpresa ekziston dhe se Radika do të mbetet në rrjedhshmërinë natyrore si e ka falur Perëndia.

“Protesta e  14 marsit do të jetë masive me një përkrahje të paparë deri më sot, për të treguar vendosmërinë e dibranëve në mbrojtje të Radikës. Protestat e ardhshme do të ndryshojnë në forma,  kuptohet gjithmonë demokratike por do të jenë protesta që do a ndjejnë dashakeqësit. Protesta e ditës së premte do të jetë shembulli më i mirë që do ta vërteton se ky projekt nuk do të realizohet”, theksoi për Portalb, kryesuesi i OJQ-ve në Dibër, Dritan Lleshi.

“Protesta e së premtes është iniciativë e qytetarëve dibran që janë të pakënaqur nga një përgjigje e deritashme të Qeverisë dhe ministrave shqiptar. Ky është reagim i jo seriozitetit nga ana e protestave të mëparshme , ne kishin shpresa që ata të marrin vendim të ndalin projektin por ne na trajtojnë sikur nuk dimë asgjë dhe nuk na e vlerësojnë mendimin tonë .Ne jemi të vetëdijshëm meqë mbi 100 ekspertë evropianë thonë se ka ndikim negativ projekti “Fusha e Lukovës” , dhe i gjithë populli del kundër ,pra s’ka nevojë ndonjë mendim tjetër. Mendoj që ministrat, partitë politike para zgjedhjeve të reflektojnë që të marrin vendime pozitive të plot kuptimtë të  ndalin këtë projekt dhe meqë jemi para zgjedhjeve ata duhet të ofrojnë opsion që të ndalojnë këtë projekt . Të gjitha partitë politike duhet të jenë në shërbim të popullit  dhe  jo populli në shërbim të tyre, ata duhet të punojnë për interesat e popullit, në veçanti tani kur është në pyetje çështja e Radikës, u shpreh Shuip Marku, ambientalist nga  Qendrën për zhvillimin të qëndrueshëm në Dibër.

Lajme të ngjashme

Back to top button