Projekti “Për një jetë më të mirë” ndihmë për familjet e varfëra

Duke parë pozitën e mjerueshme si dhe kushtet dhe përpjekjet për mbijetesë, në këtë krizë të ekonomike në të cilën gjendet një pjesë e konsiderueshme e popullatës dibrane, profesori i gjuhës angleze, dibrani Arbër Ambari së bashku me një grup nxënësish multietnik, vendosën që të ndërmarrin hapat e para për të realizuar, projektin “Për një jetë më të mirë”,  që fillimisht nisi me përmasa të vogla por që gradualisht arriti të përmbushte nevojat elementare për afro 50 familje të varfra  si dhe të prekura nga sëmundjet e rënda.

“Ky projekt nga ana e nxënësve u prit me buzëqeshje dhe ngrohtësi. Shpresojmë që ky veprim të ketë shërbyer sado pak pozitivisht për të ngritur vetëdijen njerëzore dhe për të rikujtuar si të ndihmosh dikë në nevojë, është sikur ti japish shpresë për një jetë më të mirë, u shpreh profesori i gjuhës angleze, Arbër Ambari. Ne falënderojmë , kemi respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata të cilët kontribuan në mënyra të ndryshme në këtë akt vullnetar , humanitar,  është mjaft e rëndësishme dhe është për tu përshëndetur puna e palodhshme, sakrifica  si dhe vullneti i madh i 26 nxënësve, të involvuar në këtë aktivitet që i dhanë një ngjyrë dhe rrjedhë të veçantë rrugës që çoi deri te realizimi dhe përfundimi me sukses i kësaj iniciative që kishte për qëllim të ndihmojë familjet e varfra”, u shpreh Ambari.

“Pjesëmarrja jonë në këtë projekt vullnetar ka të bëjë me humanizmin e madh të profesorit tonë, Arbër Ambari  si dhe grupit të nxënësve me një qëllim të caktuar, të ndihmojmë familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Ne si nxënës kemi për obligim të ndihmojmë qytetin tonë , sidomos kur është në pyetje varfëria”, u shpreh nxënësja Adonida Fetahu.

“Ky projekt humanitar pikësëpari çon lartë dinjitetin tonë si nxënës sepse tu ndihmosh të varfërve do të thotë të jesh vigjilent dhe të kesh moral të lartë. Grumbullimi i mjeteve financiare nga institucionet e ndryshme, biznese të vogla dhe të mëdha  si dhe shitoret dibrane, gjithashtu edhe grumbullimi i ushqimit janë shenjë bamirëse që sado pak të zbutet varfëria e qytetit tonë”, theksoi nxënësja Albana Hysa.

“Jam krenar dhe shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij projekti dhe vlerësoj lartë punën dhe devotshmërinë e profesorit Arbër, i cili me ngulm dhe me pasion të madh e realizoi këtë vepër madhore”, nënvizoi nxënësi Leonard Abazovski.
“Ishte me të vërtetë një gjest human me të cilën vepër jemi shumë krenar dhe gjithashtu shumë të kënaqur nga ana e qytetarëve dibran që nuk u kursyen për të ndihmuar familjet në nevojë”, deklaroi Ema Ollomani.
Projekti “ Për një jetë më të mirë” është mbështetur edhe nga disa dibranë që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button