fbpx

Mediat greke: Ndërtime skandaloze me erë greke?

“Ndërtime skandaloze me erë greke?“, „Mashtrime të mëdha me paratë në Shkup ku është i përfshirë kryeministri Gruevski dhe “Aktor”?, këto janë disa nga titujt e artikujve të internet portaleve greke.

Disa nga mediumet në Greqi thonë se në Shkup LSDM-ja opozitare ka hapur një skandal të ri për humbjen e shumave milionëshe kredi evropiane për ndërtimin e aksit rrugorë Demir Kapi-Smokvicë.

Mediat greke transmetojnë se LSDM-ja posedon një dokument bankar i cili tregon se po bëhen pagesa të mëdha në llogari të kompanisë greke Aktor e cila po ndërton këtë aks rrugor.

„Paratë janë tërhequr nga një shtetas grek në Negotinë në afërsi të kufirit me Greqinë”, shkruajnë portalet.

Lajme të ngjashme

Back to top button