Ambasadorja e Austrisë: Maqedonia sa më shpejtë të formojë Qeverinë

Ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler, apeloi deri te politikanët në vend që sa më shpejtë të formojnë Qeverinë dhe të vendosin në funksion institucionet e vendit, për shkak se, siç tha ajo, një gjë të tillë e meritojnë qytetarët e Maqedonisë.

“Shpresoj se së shpejti do të vijë në formimin e Qeverisë, në ç’do kuptim, nuk është mirë për një vend kur formimi i qeverisë zgjatë së tepërmi. Ajo ka ndikim në të gjitha institucionet në të gjithë vendin dhe sot jemi ne këtu si miq dhe mysafir të një institucioni të Maqedonisë, në atë kuptim mendoj se Maqedonia së shpejti do të ketë institucione, do të ketë Qeveri, do të funksionojë Kuvendi, institucionet tjera në nivel lokal dhe komunat, për shkak se atë e meritojnë qytetarët e vendit”, deklaroi ambasadorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button